01 11 2021

Vitia: Prishtina do të bëhet me sallë koncertale

Prishtina u bë edhe me institucionin e operës. Në kryeqytet u shtua një shtyllë e rëndësishme kulturore për tërë Kosovën. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të përcjell shfaqjen e performuesëve të ndryshëm nga orkestra muzikore, trupa e baletit dhe kori muzikor.

Shfaqje kjo e parë e institucionit të ri.Në Prishtinë do ta bëjmë edhe sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës dhe gjithashtu të japim kontributin tonë që së bashku me MKRS të kemi edhe një teatër të denjë edhe për opera e balet.Urojmë të gjithë performuesit për shaqjen, e mbi të gjitha për rrugën plot sukses që padyshim e kanë përpara.

Kontribo