27 09 2021

Vizitë në fshatin Kramovik të Rahovecit!

Në një vizitë në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, kandidati ynë për kryetar, Visar Korenica bashkë me prijësin e Listës tonë fituese, Leonard Morina dhe kanidaten Doruntina Halilaj kanë takuar e bashkëbiseduar me banorët e këtij lokaliteti.

Në vazhdën e fushatës sonë për ndryshimin e 17 tetorit, aktivistët tanë dëgjuan brengat e banorëve për anashkalimin që i është bërë këtij fshati nga pushteti aktual, për shumë halle e derte me të cilat kramovikasit përballen në baza ditore.

Si shqetësime të mëdha, banorët kanë përmendur rrugët e pashtruara, mungesën e parqeve, pastaj problemet me energji elektrike si pasojë e neglizhencës së komunës, probleme me derdhjen e ujërave të zeza e probleme me ujë të vaditjes.

Lëvizja VETËVENDOSJE! premton se do t’i trajtojë këto probleme me përkushtim të sinqertë, duke u koordinuar edhe me nivelin qëndror për t’i dhënë zgjidhje të merituar problemeve që banorët tash e shumë vite po përballen.

Kontribo