25 01 2025

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në
Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.
Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet
shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel”. Në
vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës
së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte
zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës.
Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte
anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.
Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, z. Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u
propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë
Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në
qershor të vitit 2020, nga viti 2021 deri tash u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontribo

25 01 2025

Donika Gërvalla

Donika Gërvalla (16.10.1971) ka lindur në Shkup si e bija e Jusuf dhe Suzana
Gërvallës. Deri në moshën 8 vjeçare jeton në Prishtinë. Për t’iu shmangur arrestimit të
babait nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, e gjithë familja
arratiset 1979/1980 në Gjermani. Pas atentatit të 17 janarit, me nënën dhe dy vëllezërit
e saj në prill 1982 vendoset në Tiranë, ku shkollën fillore dhe të mesme i ndjek në

Liceun Artistik „Jordan Misja“ (flaut). Nga mosha 11-vjeçare merr pjesë si soliste në
koncerte të shumta.

1990/91 merr pjesë në protestat dhe grevën e urisë së studentëve, që rrëzuan
diktaturën komuniste në Shqipëri.
Qershor 1992 fillon studimet në Gjermani, fillimisht muzikë në Konservator, më pas
drejtësi në Universitetin e Hamburgut.
Në Gjermani, angazhimin politik e nis në LDK në korrik 1992.
1992-1998 pjesë e organizimit të brendshëm dhe protestave masive në Gjermani,
informimit dhe ndërtimit të raporteve me politikën gjermane në të gjitha nivelet.
1998-1999, si zë i fuqishëm i Kosovës, shfaqet në emisione dhe intervista të panumërta
në mediumet gjermane dhe evropiane.
Shkurt 2018 largohet përfundimisht nga LDK, duke mos ndërprerë aktivitetin me mediat
dhe politikën gjermane. Në Kosovë shquhet për angazhimin publik kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar.
Shkurt 2021, Donika Gërvalla (Lista Guxo), zgjidhet deputete e Kuvendit të Kosovës.
Mars 2021 merr detyrën si ZvKM dhe MPJD.
Shkurt 2022, Donika Gërvalla dhe Faton Peci zgjidhen bashkëkryetarë të Partisë Guxo, e cila
me 9 shkurt garon me 15 kandidatë në listën e përbashkët me LVV dhe Alternativën.

Kontribo

25 01 2025

Avni Dehari

Avni Dehari ka lindur më 3 maj 1947 në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës. Shkollimin fillor e kreu në
vendlindje, gjimnazin në Preshevë dhe studimet në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e
Prishtinës, ku diplomoi në vitin 1974.
Nga viti 1969 deri më 1981 ka punuar si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Ferizaj, Gjilan dhe
Kumanovë. Në vitin 1981, për shkak të kundërshtimit të masave për mohimin e shkollimit në gjuhën
shqipe, u përjashtua nga gjimnazi i Kumanovës dhe u përndoq politikisht.
Pas kësaj, Avni jetoi në Zvicër deri në vitin 1999, ku iu bashkua Lëvizjes Popullore të Republikës së
Kosovës, duke qenë aktiv si anëtar i Redaksisë së “Zërit të Kosovës”, kryeredaktor dhe anëtar i
strukturave udhëheqëse të organizatës.
Pas kthimit në Kosovë, ai redaktoi lajmet në “Kosova e Lirë” dhe punoi në Ministrinë e Kulturës, Rinisë
dhe Sportit, gazetën “Lajm”, dhe më pas në Kuvendin e Kosovës si korrektues gjuhësor deri në pension.
Në legjislaturën VIII, shërbeu si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Avni Dehari është autor i 33 librave letrar për fëmijë dhe të rritur, duke mbetur një zë i përkushtuar për
kulturën dhe arsimin shqip. Si anëtar i hershëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai synon të vazhdojë
përkushtimin për drejtësi dhe zhvillim kombëtar.

Kontribo

25 01 2025

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu ka lindur në Prishtinë më 11 maj 1987, ku jeton me familjen e saj. Është e martuar dhe
nënë e tre fëmijëve, Malit, Tomorrit dhe Andrrës. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të
Universitetit të Prishtinës dhe ka vazhduar studimet pasuniversitare në të drejtën penale në
Universitetin e Evropës Juglindore.
Në vitin 2010, Albulena iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës si
deputetja më e re në moshën 23-vjeçare. Në katër mandate të saj si deputete, ka qenë ndër gratë më të
votuara dhe ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion dhe nënkomisionin për mandate, imunitete dhe
rregullore. Albulena ka mbrojtur të drejtat e grave dhe politikat feministe, duke përqafuar çështje të
drejtësisë dhe barazisë.
Me formimin e Qeverisë Kurti I në vitin 2020, ajo u emërua Ministre e Drejtësisë, detyrë që vijon ta
mbajë në Qeverinë Kurti II. Gjithashtu shërben si Koordinatore Kombëtare për parandalimin e dhunës në
familje dhe është kryetare e organizatës, Gratë për VETËVENDOSJE!.
Si deputete e ardhshme, Albulena synon të kontribuojë në fushat politike, drejtësi, çështje sociale dhe
politika feministe, duke avancuar drejtësinë sociale dhe barazinë në Kosovë.

Kontribo

25 01 2025

Hekuran Murati

Hekuran Murati, i lindur më 7 nëntor 1987 në Prishtinë, është ekonomist dhe politikan shqiptar nga
Kosova, aktualisht duke shërbyer si Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë e
Republikës së Kosovës.
Ai përfundoi studimet bachelor në Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe
vazhdoi studimet master në Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen dhe University of North
Carolina Wilmington, me specializim në Financa Ndërkombëtare.
Para angazhimit të tij politik, Murati ka pasur një karrierë të suksesshme në shërbimin civil dhe
konsulencën e biznesit, duke shërbyer si analist financiar dhe konsulent në Ministrinë e Financave,
Bankën Qendrore të Kosovës dhe Bankën Botërore.
Në gusht të vitit 2019, ai iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e
Kosovës në zgjedhjet e tetorit 2019. Gjatë mandatit të tij parlamentar, ai shërbeu si kryetar i Komisionit
për Buxhet dhe Financa dhe mori pjesë në komisione të tjera të rëndësishme.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Murati u emërua Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë
Kurti II, ku portofoli i tij përfshin menaxhimin e financave publike, politikat e punësimit dhe transferet
sociale. Përkushtimi i tij ndaj parimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përvoja e tij profesionale kanë
kontribuar në avancimin e politikave ekonomike dhe sociale në Kosovë, duke synuar përmirësimin e
mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve shtetërore.

Kontribo

25 01 2025

Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla u lind me 21 prill 1970 në Prishtinë. Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tiranës
në degën e Stomatologjisë. Aktivizmin e tij politik e filloi si një ndër organizatorët e protestave
studentore kundër regjimit serb, si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur të Studentëve, në Komisionin e
Mjekësisë. Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në planin profesional mjekësor ai punoi pranë organizatave dhe shoqërisë civile, në Prishtinë dhe
Tiranë, si Koordinator në International Medical Corps Tirana dhe Drejtor Nacional në “SOS Kinderdorf
International”. Në vitin 2003, Xhelal Sveçla u angazhua në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN) që
synonte ndryshime shoqërore dhe qytetari aktive.
Në vitin 2013, u emërua si Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku pati si detyrë
vendosjen dhe respektimin e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës.
Si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e VI-të, ka qenë Kryetar i Komisionit për
Komunitete, Anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje dhe Kryetar i Komisionit Hetimor lidhur me
dëbimin e 6 shtetasve turq.
Me formimin e Qeverisë Kurti, në shkurt të vitit 2020 Sveçla emërohet zv. Ministër në Ministrinë e
Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ndërsa nga 19 marsi deri me 3 qershor të po atij viti ai
kreu funksionin e u.d Ministrit në po të njejtën Ministri.
Në Kurti 2, Xhelal Sveçla u emërua Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në kuadër të këtij
funksioni publik, ai është fokusuar në sundimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe
korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si dhe shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së
tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Si Ministër përgjegjës për administratë publike, ai është
angazhuar për një administratë me sistem të bazuar në meritokraci dhe shërbime efikase për qytetarët
tanë.
Xhelal Sveçla është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontribo

25 01 2025

Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari-Lila, e lindur më 16 tetor 1975 në Gjakovë, është një prej figurave më të spikatura në
politikën kosovare, me një karrierë të pasur politike dhe profesionale. Aktualisht jeton në Prishtinë.
Studimet për Master i ka kryer në Administrimin e Biznesit në Universitetin Duquesne në Pittsburgh,
SHBA, me specializim në e-commerce, përmes bursës prestigjioze Ron Brown. Gjithashtu, është
përfituese e bursës Fulbright në Universitetin Georgetown dhe ka qenë pjesë e programit Vital Voices
Engage Fellowship.
Në politikë, Mimoza Kusari-Lila ka shërbyer si deputete për tri mandate, duke qenë udhëheqëse e Grupit
Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2021 dhe kryetare e partisë Alternativa që nga viti 2017.
Ajo është njohur për promovimin e barazisë gjinore, duke ndikuar në hartimin dhe miratimin e ligjeve që
rrisin përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve publike. Gjithashtu, ka udhëhequr Grupin e
Gjelbër Parlamentar, duke adresuar çështjet mjedisore dhe politikat për zhvillim të qëndrueshëm.
Nga viti 2013 deri më 2017, Mimoza Kusari-Lila ka shërbyer si kryetare e Komunës së Gjakovës, duke u
bërë gruaja e parë që udhëhoqi një komunë në Kosovë. Gjatë mandatit të saj, ajo ka realizuar projekte

që forcuan transparencën, avancuan bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë dhe promovuan
energjinë e rinovueshme, infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përvoja e saj institucionale përfshin gjithashtu rolin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Tregtisë
dhe Industrisë (2011-2013). Në këtë periudhë, ajo udhëhoqi reforma që përmirësuan ndjeshëm
rankimin e Kosovës në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore dhe udhëhoqi procesin e
reformave të domosdoshme për integrimin në tregut të Kosovës tregun e Bashkimit Evropian përmes
zbatimit të MSA-së.

Kontribo

25 01 2025

Faton Peci

Faton Peci, është lindur më 16 Qershor 1982 në Mitrovicë. Është Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka diplomuar në Shkenca Politike dhe ka përfunduar studimet Master në Filozofi në Universitetin e
Prishtinës. Ministri Peci ka përvojë të gjerë me organizata ndërkombëtare si OSBE dhe UNICEF, ka qenë
konsulent në CDF dhe ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në
Kosovë.
Angazhimi i tij përfshin projekte për transformimin e ndërmarrjeve publike dhe ngritjen e kapaciteteve
institucionale me KFOS dhe UNDP nga viti 2010 deri në 2014.
Karriera politike e filloi sot e dy dekada me parë, ku ka shërbyer si zëdhënës për Mitrovicën, Sekretar për
Marrëdhënie me Jashtë dhe Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Ai gjithashtu ka shërbyer si Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, si dhe Shef i Kabinetit të Presidentit të Kosovës.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ai siguroi mandatin si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe u emërua Ministër i
Bujqësisë më 22 mars 2021. I njohur për politikat e tij pro-fermerëve, ai ka punuar për avancimin e
bujqësisë dhe prodhimit ushqimor në Kosovë. Gjithashtu, ai është bashkëkryetar i partisë politike Guxo,
e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.
Ministri Peci është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Lidershipi dhe politikat e tij e kanë bërë atë
veçanërisht të popullarizuar në komunitetin e fermerëve të Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Shqipe Mehmeti Selimi

Shqipe Mehmeti Selimi ka lindur në Gjilan dhe jeton në Prishtinë me dy fëmijët e saj. Studimet bazike
dhe master i ka kryer në Menaxhment dhe Informatikë, dhe zotëron rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë
gjermane.
Shqipja është anëtare e përkushtuar e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ka kontribuar politikisht përbrenda
Lëvizjes, veçanërisht në pikën e Bregut të Diellit në Prishtinë. Përveç kësaj, ajo është pjesë e Komitetit
për Mbrojtje dhe Siguri të Lëvizjes, ku ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm.
Në karrierën e saj ushtarake, Shqipja ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shërbyer
fillimisht në Zonën Operative të Drenicës në vitin 1998 dhe më pas në Zonën Operative të Karadakut

    gjatë vitit 1999. Pas luftës, ajo shërbeu në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke mbajtur gradën Kapiten
    dhe pozitën e Oficerës në Qendrën Operative të Zonës së VI. Më pas, Shqipja vazhdoi shërbimin si
    Oficere në Qendrën Simulative të Akademisë së Mbrojtjes të Kosovës.
    Aktualisht, Shqipja është deputete në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe
    anëtare e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
    Ajo kandidon për herë të dytë për deputete në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e përkushtuar se
    përvoja e saj e pasur në fushën e sigurisë dhe politikës janë dëshmi e angazhimit të saj për të kontribuar
    në forcimin e shtetit të Kosovës.

    Kontribo

    25 01 2025

    Saranda Bogujevci

    Saranda Bogujevci është lindur më 12 qershor 1985 në Podujevë. Ajo ka diplomuar në Universitetin
    Metropolitan të Mançesterit në Britani dhe është në përfundim të studimeve Master në Drejtësi
    Tranzicionale, të Drejtat e Njeriut, Ligj dhe Rend në Akademinë e Gjenevës.
    Saranda është artiste dhe aktiviste, e njohur për angazhimin në organizatën “Manchester Aid Kosovo,”
    ku ka realizuar projekte të rëndësishme në Podujevë, përfshirë krijimin e “Parkut të Paqes.” Ajo është
    bashkëartiste e ekspozitës “Bogujevci // Histori Vizuale,” e cila ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në
    Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.
    Saranda është një nga të mbijetuarat e masakrës së Podujevës gjatë luftës në Kosovë, ku humbi një
    pjesë të madhe të familjes. Ajo dhe fëmijët e axhës janë fëmijët e parë në botë që dëshmuan për krime
    të luftës në gjykatë.
    Në vitin 2003, ajo u nderua me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank” në Britani.
    Politika dhe aktivizmi i saj filluan si Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nën
    udhëheqjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si deputete në legjislaturën VI dhe VII, ajo ka qenë anëtare e
    Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Grupit të Grave Deputete.
    Aktualisht, Saranda është Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe Kryesuese e Delegacionit të Kosovës
    në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kontribuar fuqishëm në avancimin e të drejtave
    njerëzore dhe fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Kontribo

    25 01 2025

    Arben Vitia

    Arben Vitia u lind më 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare
    në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë.
    Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në
    Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme. Ka ndjekur trajnime dhe
    programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin
    IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA.
    Në dy palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, Arben Vitia është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës
    së Kosovës. Po ashtu, në dy Qeveritë e fomuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, është emëruar Ministër i
    Shëndetësisë.

    Së fundmi është emruar Ministër me 26 dhjetor 2022 nga Kryeministri i Repulikës së Kosovës, z.
    Albin Kurti.
    Arben Vitia është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    Kontribo

    25 01 2025

    Hajrulla Çeku

    Hajrulla Çeku është lindur në vitin 1983 në Prizren. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi
    “Shkenca Politike” dhe ka magjistruar në “Qeverisje dhe Zhvillim Lokal” në Universitetin e Trentos, Itali
    dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani. Për 15 vite ka qenë pjesë e shoqërisë cmivile i angazhuar
    në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe mjedisit.
    Përgjatë viteve u angazhua në shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare. Ka shërbyer edhe si
    anëtar i Këshillit Kosovar të Turizmit, ndërsa në cilësinë e ekspertit të jashtëm ka përkrahur hartimin e
    politikës nacionale për konservim të integruar të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ka qenë zëvëndës-
    minister i Turizmit dhe Mjedisit në qeverinë e Shqipërisë.
    Hajrulla Çeku ka përfunduar disa programe ndërkombëtare të aftësimit në mbrojtjen e trashëgimisë
    kulturore, të drejtat e njeriut, menaxhimin e turizmit, shkathtësitë e lidershipit në Shtetet e Bashkuara,
    Maltë, Gjermani, Belgjikë, Kroaci dhe Francë.
    Në zgjedhjet parlamentare të viteve 2019 dhe 2021 është zgjedhur deputet, ndërsa nga marsi 2021
    shërben si ministër i kulturës, rinisë dhe sportit.
    Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën angleze, turke dhe serbe. Ai është i martuar dhe ka dy vajza.

    Kontribo

    25 01 2025

    Arbërie Nagavci

    Arbërie Nagavci, e lindur më 29 mars 1970 në Gjakovë, aktualisht duke jetuar në Prishtinë. Ajo është
    diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Drejtësi, ndërsa ka përfunduar studimet master në Shkencat
    Juridike Ndërkombëtare. Karrierën e saj profesionale e ka nisur si mësimdhënëse e gjuhës shqipe, më
    pas duke shërbyer si drejtoreshë shkolle në Gjakovë. Më vonë, ajo mbajti pozitën e drejtoreshës së
    Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë dhe ka kontribuar si ligjëruese dhe trajnere e certifikuar në
    edukim, udhëheqje arsimore dhe të drejtat e fëmijëve.
    E angazhuar politikisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2013, Arbërie Nagavci ka mbajtur role të
    rëndësishme si anëtare e Kryesisë dhe Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Ajo ka qenë
    deputete në legjislaturat e VI-të dhe VII-të të Kuvendit të Kosovës, ku është zgjedhur si Nënkryetare e
    Parë e Kuvendit. Që nga viti 2021, ajo udhëheq Ministrinë e Arsimit, duke promovuar reforma për
    përmirësimin e cilësisë së arsimit, digjitalizimin e shkollave dhe përfshirjen sociale.
    Me përvojën dhe përkushtimin e saj në arsim dhe të drejtat e njeriut, znj. Nagavci synon të vazhdojë
    avancimin e sektorit arsimor dhe lidhjen e tij me tregun e punës. E njohur për vizionin e qartë dhe
    ndikimin e saj politik, ajo mund të mobilizojë mbështetje në të gjitha komunat e Kosovës, duke qenë një
    zë i fortë për edukimin cilësor dhe gjithëpërfshirës.

    Kontribo

    25 01 2025

    Artane Rizvanolli

    Artane Rizvanolli u lind në Prishtinë më 7 Maj 1984. Ka përfunduar studimet në ekonomi në
    Universitetin e Prishtinës dhe studimet master në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.
    Në vitin 2012 ka doktoruar në fushën e ekonomisë në Universitetin Staffordshire me hulumtimin mbi
    lidhjen në mes të kapitalit njerëzor dhe investimeve të huaja direkte në ekonomitë evropiane në
    tranzicion.
    Që nga viti 2021, shërben si Ministre e Ekonomisë. Përgjatë kësaj kohe, ajo është angazhuar veçanërisht
    për një sektor energjetik më të pastër e të pavarur, rritje të efiçiencës energjetike për qytetarët e
    bizneset, dhe rimëkëmbje të ndërmarrjeve publike e përmirësim të shërbimeve të tyre për qytetarët.
    Para kësaj, ajo ka punuar për 15 vite si hulumtuese dhe konsulente për politika publike me organizata të
    shoqërisë civile si Instituti Riinvest, KEC, etj., dhe me organizata ndërkombëtare zhvillimore si GIZ,
    UNDP, Swisscontact, Banka Botërore, UNICEF, etj. Fokusi i punës së saj ka qenë hartimi i politikave të
    bazuara në analiza, veçanërisht në fusha si zhvillimi i sektorit privat, tregu i punës, nxitja e investimeve
    nga mërgata, dhe menaxhimi i financave publike. Njëkohësisht, ajo ka punuar si ligjëruese për 14 vite.
    Artane Rizvanolli angazhohet për politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror,
    mirëqenie e drejtësi sociale.

    Kontribo

    25 01 2025

    Rozeta Hajdari

    Rozeta Hajdari, e lindur më 10 qershor 1974 në Pejë, magjistre e shkencave për biznes dhe ekonomi nga
    Universiteti “Linneaus” në Suedi, kandidate për doktoratë në UP dhe 25 vite përvojë profesionale në
    ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e politikave kombëtare, me fokus në ekonomi, arsim, dhe
    qeverisje të mirë. Ka ligjëruar në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe RIT Kosova. Në shkurt 2020, u emërua
    ministre e Ekonomisë, duke drejtuar pesë portofolio të shkrira në një ministri. Ajo ndali keqpërdorimet
    financiare të ndërmarrjeve publike, propozoi masa të reciprocitetit tregtar kundër Serbisë dhe lehtësoi
    arritjen e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, që mundësoi pavarësinë
    energjetike të Republikës së Kosovës nga EMS (Serbi). Rozeta u emërua ministre e Industrisë,
    Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë Kurti 2, ku anuloi tenderë të jashtëligjshëm, ndali abuzimet në
    sektorët e tregut të naftës, duhanit, ndërtimtarisë dhe metrologjisë. Me rritje rekord të inspektimeve
    dhe mbrojtjes së konsumatorëve, solli reformat e shumëpritura për lehtësimin e të bërit biznes, nxitjen
    dhe mbrojtjen e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës dhe zhvillimin e turizmit. Hajdari hartoi politikën
    e parë industriale të Kosovës me vizion deri në vitin 2030 dhe rriti mbështetjen për ndërmarrjet
    vendore, orientuar në prodhim, inovacion dhe eksporte. Ajo largoi pjesëmarrjen e UNMIK-ut që Kosova
    të flasë vetë në CEFTA, nënshkroi marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i
    Përbashkët” me vlerë 4.2 miliard euro, dhe arriti marrëveshjen tregtare për mallra dhe shërbime me
    vendet e EFTA-së. Rozeta Hajdari mbetet e përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm, shfrytëzim efikas
    të burimeve vendore dhe transformimin e Kosovës në një ekonomi me të ardhura të larta dhe
    përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve tanë.

    Kontribo

    25 01 2025

    Ejup Maqedonci

    Ejup Maqedonci është lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë. Veteran i luftës, ka shërbyer si komandant
    i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit,

    ku ishte i njohur me emrin Komandant Uki. Aktualisht, ai jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe
    tre vajzat e tyre.
    Me një karrierë 24-vjeçare si oficer ushtarak i Kosovës, Ejup Maqedonci mban gradën Kolonel. Ai ka
    përfunduar dy programe të nivelit master: Master në Studimet Strategjike nga U.S. Army War
    College në Pensilvani (2018-2019) dhe Master i Shkencave dhe Arteve Ushtarake nga Kolegji i
    Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012-
    2013).
    Kolonel Maqedonci ka ushtruar disa detyra të rëndësishme, përfshirë pozitën e Shefit të
    Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së
    Kosovës. Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar për mbrojtje dhe siguri i Kryeministrit të Kosovës
    gjatë periudhës 2021-2023. Më 8 gusht 2023, Kryeministri Albin Kurti e emëroi Ministër të
    Mbrojtjes.
    Kolonel Maqedonci është një nga kuadrot profesionalisht më të përgatitur në fushat e sigurisë dhe
    mbrojtjes dhe pritet të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe
    veçanërisht fuqizimin e ushtrisë së Kosovës, me synim përfshirjen e vendit në NATO.

    Kontribo

    25 01 2025

    Fatmire Mulhaxha Kollçaku

    Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, e lindur më 26 gusht 1966 në Pejë, ku edhe jeton, është Doktoreshë,
    Specialiste e Epidemiologjisë. Ajo ka vijuar studimet post-diplomike dyvjeçare në “Menaxhment
    Shëndetësor” në kuadër të Agjencionit Evropian për Rindërtim, në partneritet me Universitetin e
    Prishtinës.
    Karrierën e saj si mjeke e filloi në Organizatën Humanitare “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa nga viti
    2000 është e angazhuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në kuadër të
    programit “Hope Fellowship”, ajo ka kryer trajnimin dhe vizitën studimore “Leadership Study Tour 2007”
    në Washington dhe ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale në edukimin e vazhdueshëm. Ajo ka
    marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore dhe kongrese si autore dhe bashkautore me punime
    shkencore.
    Në politikë është e angazhuar që nga viti 2004. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku është zgjedhur deputete në
    Kuvendin e Kosovës në katër legjislatura dhe ka kryesuar dy herë Komisionin Parlamentar për
    Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe një herë Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe
    Mbrojtjes. Gjithashtu, ka qenë anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Komisionit për Punë të
    Jashtme dhe Diasporës, si dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e
    Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës dhe Peticione.
    Ka bashkëkryesuar Komisionin Joformal të Deputetëve të Gjelbër dhe, në legjislaturën aktuale, ka
    kryesuar Këshillin Nacional për Zhvillim të Qëndrueshëm.
    Në vitin 2007, ajo u vlerësua nga KDI si deputetja më e zëshme në Kuvendin e Kosovës. Në aspektin
    organizativ, ajo ka shërbyer në dy mandate si Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aktualisht, është
    anëtare e Kryesisë dhe Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të GVV-së. Fushat e saj të angazhimit
    përfshijnë: shëndetësinë, mirëqenien sociale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

    Kontribo

    25 01 2025

    Edona Llalloshi

    Edona Llalloshi ka lindur më 26 korrik 1979 në Prishtinë, ku jeton dhe vepron.
    Studimet e saj i nisi në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” (1994-1998) dhe i vazhdoi në
    Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës (1998-2000).
    Si këngëtare profesioniste për afro tre dekada, Edona ka mbetur besnike muzikës dhe publikut.
    Përkushtimi i saj ndaj artit dhe lidhja e fortë me qytetarët e kanë bërë një figurë të dashur dhe të
    respektuar në skenën kulturore. Ajo ka qenë e angazhuar profesionalisht në muzikë që nga viti 1994
    dhe, për më shumë se dy dekada, ka qenë e vetëpunësuar, duke e ushtruar artin me përkushtim dhe
    pasion.
    Si deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Edona synon të promovojë dhe mbështesë kulturën,
    artin dhe rininë. Gjithashtu, ajo është e angazhuar për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rolit
    të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje. Përmes punës së saj, synon të luftojë stereotipet patriarkale dhe
    të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

    Kontribo

    25 01 2025

    Armend Muja

    Armend Muja u lind më 20 nëntor 1981 në Mitrovicë. Është Kryetar i Qendtës së Lëvizjes VETËVENDOSJE
    në Mitrovicë. Përgjatë përvojës së tij të parë legjislative 2021-2024 ka shërbyer si Kryetar i Komisionit
    për Buxhet, Punë dhe Transfere, anëtar i Komisionit për Ekonomi dhe anëtar i Komisionit për Stabilizim
    Asocim BE-Kosovë të Kuvendit të Kosovës. Ndërmjet 2013-2022 ka ligjeruar ekonominë politike dhe
    ekonomiksin ndërkombëtar në UBT dhe Kolegjin Riinvest. Gjatë studimeve të master dhe ato të
    doktoraturës në London School of Economics dhe Corvinus University, ai ka studiuar dhe hulumtuar
    ekonominë politike dhe rolin e institucioneve në përformancën ekonomike në Evropën Juglindore. Ai ka
    punuar gjithashtu si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit
    Kombëtar dhe Planin Strategjik Arsimor për BE, GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës.
    Me origjinë nga Mitrovica, Armend Muja mbetet i fokusuar në zgjidhjen e sfidave lokale dhe kombëtare
    për një Kosovë moderne, të sigurtë, ekonomikisht të zhvilluar dhe me mundësi të barabarata për të
    gjithë. Si fushëveprime të domosdoshme politike me qëllimit të avancimit të pozicionit të shoqërisë
    sonë, janë promovimi i ritjes ekonomike të bazuar në investime, diversifikimi industrial, ekonomia
    digjitale, modernimzimi i arsimit, dinamizimi i sektorit financiar, energjia, turizmi dhe industria kreative,
    integrimi rajonal dhe evropian, përfshirja e mërgatës, qeverisjsa e mirë dhe e digjitalizuar dhe sundimi i
    ligjit. Të mirat publike, shanset e barabara në arsim, shëndetësi, treg të punës dhe përkujdësi për
    kategoritë e cenueshme janë jo vetëm orientime që i kontribuojnë barazisë sociale por edhe parakushte
    themelore për zhvillim ekonomik dhe social të Kosovës.

    Kontribo

    25 01 2025

    Haxhi Avdyli

    Haxhi Avdyli, i lindur më 21 janar 1972 në Prizren, është mjek specialist në fushën e Neurokirurgjisë. Ai
    ka përfunduar studimet për mjekësi dhe specializimin në Neurokirurgji në Prishtinë, Tiranë dhe Ulm të
    Gjermanisë. Gjithashtu, ka përfunduar një program Master për Menaxhim dhe Politika Shëndetësore.
    Gjatë viteve 1998-1999, Haxhi Avdyli shërbeu si mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e
    Pashtrikut, duke kontribuar kryesisht në Suharekë dhe Prizren.

    Pas luftës, ai vazhdoi karrierën si neurokirurg dhe ligjërues, duke punuar në Klinikën e Neurokirurgjisë në
    Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri në vitin 2017 dhe si profesor në kolegje private mjekësore.
    Në vitin 2017, ai fitoi mandatin e parë si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe aktualisht është duke
    përmbyllur mandatin e tij të tretë. Në zgjedhjet e vitit 2021, në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai mori
    fitoi fuqishëm mandatin e tij.
    Gjatë mandatit të tij si deputet, Haxhi Avdyli ka qenë anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe ka marrë
    pjesë në disa komisione hetimore, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të
    rëndësishme për shëndetësinë dhe qeverisjen e mirë. Përvoja dhe angazhimi i tij e bëjnë atë një zë të
    fuqishëm në çështjet shëndetësore dhe sociale.
    Haxhi Avdyli flet rrjedhshëm serbokroatishten, anglishten dhe gjermanishten. Ai është i martuar dhe
    baba i tre fëmijëve. Përkushtimi i tij si mjek dhe si politikan reflekton vizionin e tij për një Kosovë me një
    sistem shëndetësor më të fortë dhe një shoqëri më të drejtë e të barabartë.
    Në zgjedhjet e vitit 2025, përsëri në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga radhët e partisë Guxo, Dr.
    Haxhi Avdyli angazhohet për shëndetësinë publike dhe mirëqenien sociale.

    Kontribo

    25 01 2025

    Dimal Basha

    Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka
    përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të
    lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master
    në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School
    University,” po ashtu në New York.
    Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si
    Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë
    të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.
    Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate,
    duke përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme,
    Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.
    Si deputet, Dimali ka treguar përkushtim në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës,
    avancimin e politikave zhvillimore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai synon të vazhdojë
    angazhimin për përmirësimin e legjislacionit dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën
    ndërkombëtare.

    Kontribo