25 01 2025

Fitore Pacolli Dalipi

Fitore Pacolli – Dalipi është lindur më 27 prill 1982 në Prishtinë. Ajo është kandidate për doktoraturë në
Shkenca Politike dhe Drejtësi në Universitetin e Gracit në Austri. Ajo ka përfunduar studimet master në
drejtimin “Politika dhe Qeverisje të BE-së” në Universitetin “London School of Economics and Political
Science” në Londër. Studimet bachelor i kreu në “London Metropolitan University”, në drejtimin

“Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, si dhe në Fakultetin e Filologjisë, në drejtimin “Gjuhë dhe
Letërsi Angleze”, në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë qëndrimit në Londër, ajo u angazhua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 dhe si hulumtuese në
organizatën “International Business and Diplomatic Exchange” dhe në organizatën ndërkombëtare
“Amnesty International”.
Është anëtare e Kryesisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe drejton Komitetin për Politikë të Jashtme. Më
herët, ka punuar për tre vite si ligjëruese e Shkencave Politike në Kolegjin Universum dhe për katër vite
ka shërbyer si Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Gjithashtu, ajo ka një përvojë tetëvjeçare në mësimdhënie në shkolla lokale dhe ndërkombëtare. Fitorja
ka qenë deputete në tri legjislaturat e fundit, ku ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Mjedis,
Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, si
dhe anëtare e Komisionit për Integrime.

Kontribo

25 01 2025

Agon Dobruna

Agon Dobruna u lind më 23.06.1987 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje,
ndërsa shkollimin universitar dhe atë pasuniversitar e kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin
Ekonomik, drejtimi menaxhment dhe informatikë. z. Dobruna nga viti 2010 deri më 2021, ka shërbyer
në pozitën e udhëheqësit regjional të përkujdesit ndaj konsumatorëve, në Korporatën Energjetike të
Kosovës (më vonë: KEDS dhe KESCO) Distrikti në Gjakovë. Nga viti 2014 deri më 2018, z. Dobruna ka
qenë anëtar i Bordit në Ndërmarrjen Publike Komunale KRM ‘Çabrati’ sh.a. në Gjakovë. Pas zgjedhjeve
të 14 shkurtit, z. Dobruna u emërua zv. Ministër në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Qeverisë
‘Kurti II’, ku shërbeu për dy vite si zv. ministër u angazhua në krijimin e politikave publike që kanë për
qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve, sidomos në shfrytëzimin e aseteve ekzistuese dhe resurset
e ardhshme që do të zhvillohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillim të rajoneve. Prej
fundit të vitit 2021 shërben edhe si Anëtar i Kuvendit Komunal të Gjakovës, duke përfaqësuar interesat e
qytetarëve dhe kontribuar në hartimin e politikave komunale. Nga qershori 2023, z. Dobruna është
emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me fokus për
pjesën e ish Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por dhe fushave të tjera të caktuara sipas
detyrës zyrtare.
Gjithashtu Agoni është Kryetar i Alternativës, dega në Gjakovë dhe Nënkryetar i kësaj partie.
Si deputet, Agoni synon të promovojë zhvillimin ekonomik, politikat e mirëqenies sociale, mbështetjen e
grupeve të cënueshme, të drejtat e punëtorëve, ambientin e të bërit biznes. Si dhe të garantoj
transparencën dhe llogaridhënien. Ai është i përkushtuar për të siguruar mundësi më të mira për
qytetarët, për një zhvillim të qëndrueshëm në rajone dhe sigurimin e barazisë mes rajoneve
dhe brenda tyre.

Kontribo

25 01 2025

Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj është lindur më 21 shkurt 1962 në fshatin Goden, Gjakovë, dhe aktualisht jeton
mes Tiranës dhe Gjakovës. Në rininë e tij, ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjet e vitit 1981, për çka u

ndoq nga autoritetet jugosllave dhe u detyrua të kalonte në Shqipëri. Në vitin 1986, përfundoi
studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, dega e filozofisë, në Universitetin e
Tiranës. Po atë vit, nisi karrierën si lektor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, ku shërbeu deri në
vitin 2014.
Feraj ka përfunduar specializime në shkenca politike dhe filozofi politike në Universitetin e Bernit
dhe të Zyrihut (1993-1994) dhe në vitin 1997 mbrojti doktoraturën me temën “Mendimi politik
shqiptar nga viti 1945-1990”. Nga viti 2001 deri më 2014, ishte përgjegjës i Departamentit të
Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, duke vijuar më pas si ligjërues në Universitetin
Europian të Tiranës. Prej vitit 2020, ai është anëtar i Institutit Politik të Shkencave Humane.
Feraj është autor i teksteve akademike dhe kritikës filozofike, duke përfshirë veprat “Hyrje në
shkencat politike” dhe “Skicë e mendimit politik shqiptar”, si dhe ese kritike të rëndësishme. Ka
ligjëruar në universitete brenda dhe jashtë vendit, përfshirë Universitetin e Prishtinës dhe forume
akademike ndërkombëtare.
Në politikë, Feraj ishte aktiv në proceset e shembjes së komunizmit dhe mbështeti pavarësinë e
Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Ka qenë nënkryetar i Shoqatës Atdhetare Patriotike “Kosova” dhe
kryeredaktor i gazetës “Kosova”. Angazhimi i tij politik vazhdoi me Rimëkëmbjen Kombëtare
Shqiptare dhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje, ku u anëtarësua në vitin 2008.
Që nga viti 2021, Hysamedin Feraj shërben si këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për
marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në projekte kombëtare dhe integruese.

Kontribo

25 01 2025

Jeta Statovci

Jeta Statovci është lindur më 3 qershor 1994 në Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet master në
“Ekonomia dhe Politikat Shëndetësore” në London School of Economic, në Mbretërinë e Bashkuar, si
përfituese e bursës prestigjioze ndërkombëtare Chevening Scholarship. Studimet bachelor i
përfundoi në Rochester Institute of Technology, në Ekonomi dhe Menaxhment.
Aktualisht, Jeta Statovci është nënkryetare e partisë Guxo dhe kryetare e degës në Prishtinë. Me
vizion dhe përkushtim, ajo udhëheq për avancimin e agjendave progresive në nivel lokal dhe
qëndror.
Si deputete në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës, Jeta shërbeu si nënkryetare e Komisionit
për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, si dhe anëtare e Komisionit për Buxhet, Punë dhe
Transfere. Ajo gjithashtu udhëhoqi Grupin Parlamentar të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës,
duke çuar përpara bashkëpunime të rëndësishme që rezultuan me një marrëveshje për tregti të lirë
mes dy vendeve. Për më tepër, Jeta ishte pjesë e disa komisioneve hetimore, përfshirë ato për
energjinë dhe politikën e jashtme.
Në dhjetor të vitit 2023, Banka Botërore dhe FMN e përzgjodhën Statovcin si përfaqësuese të
Evropës dhe Azisë Qendrore në Global Young MP Initiative (2023–2025), një platformë
ndërkombëtare për diskutime mbi çështjet globale të zhvillimit, ku vetëm tetë deputetë nga e gjithë
bota janë përzgjedhur.
Përvoja e saj profesionale përfshin edhe rolin e këshilltares për politika shëndetësore dhe sociale
pranë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht ushtruese e detyrës së Presidentes, Vjosa
Osmani. Me këtë angazhim, ajo luajti një rol kyç në hartimin dhe promovimin e politikave sociale
dhe shëndetësore për vendin.

Jeta Statovci është një prej figurave të reja dhe të përkushtuara në politikën kosovare, duke
përfaqësuar një vizion të fuqishëm për zhvillim ekonomik, reforma shëndetësore dhe
bashkëpunim ndërkombëtar.

Kontribo

25 01 2025

Gani Krasniqi

Gani Krasniqi është lindur më 23 nëntor 1950, në fshatin Carrallukë të Malishevës. Studimet i kreu në
Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit, punoi në ndërmarrjen shtetërore
“Ferro-Nikel” në Prishtinë, derisa më 26 mars 1981 u burgos si një nga organizatorët kryesorë të revoltës
së njohur si “Pranvera Shqiptare” e vitit 1981. Për këtë aktivitet, ai u dënua dhe i vuajti 10 vite në burg.
Pas lirimit në vitin 1991, Gani Krasniqi filloi angazhimin e tij në LDK, duke marrë përgjegjësinë për
drejtimin e Këshillit të Financave në Komunën e Malishevës, një detyrë që e ushtroi me zell dhe
përgjegjësi. Paralelisht, ai mbante lidhje me veprimtarët e lëvizjes kombëtare, të përkushtuar ndaj
idealit të çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Një figurë kyçe në themelimin e UÇK-së, Gani Krasniqi ishte Drejtor për Administrim Civil pranë Shtabit
të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai themeloi njësitet e para të UÇK-së jo vetëm në Malishevë, por edhe në
tërë territorin e Kosovës, duke qenë një nga drejtuesit kryesorë deri në çlirimin përfundimtar të vendit.
Pas luftës, Gani Krasniqi shërbeu si kryetar i Komunës së Malishevës në dy mandate. Në këtë periudhë,
ai dha një kontribut të rëndësishëm në rithemelimin e Komunës së Malishevës, të cilës i ishte hequr
statusi nga regjimi serb. Ai gjithashtu shërbeu si kryetar i Shoqatës së Bashkësive të Parashutës
Komunale të Kosovës dhe si këshilltar i pavarur në Kuvendin Komunal të Malishevës.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes
VETËVENDOSJE!. Si deputet, Gani Krasniqi vazhdoi të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të
promovojë vizionin e drejtësisë dhe barazisë.

Kontribo

25 01 2025

Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka lindur më 24 maj 1989 në Gjilan, Kosovë. Ajo është diplomuar në
Gazetari, në Fakultetin e Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës dhe ka ndjekur studimet
postdiplomike në Komunikim, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Gentit,
Belgjikë.
Në politikë, Arbëresha ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2019, ku ka mbajtur
pozita të rëndësishme parlamentare, përfshirë Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe
Diasporë dhe Kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare . Gjithashtu, ka qenë Nënkryetare
e Komisionit për Integrim Evropian dhe anëtare aktive në Komisione të tjera si ai për Administratë
Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Nga viti 2019 deri më sot, Arbëresha është anëtare e Delegacionit Parlamentar për Stabilizim-
Asociim dhe më parë ka shërbyer si anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan.
Si deputete e përkushtuar, Arbëresha angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve,
promovimin e reformave dhe ndërtimin e një sistemi që ofron drejtësi dhe mundësi të
barabarta për të gjithë.

Kontribo

25 01 2025

Arbër Rexhaj

Arbër Rexhaj është lindur më 16 dhjetor 1985 në Prizren. Ai ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe
Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ku është përzgjedhur si student i
dalluar. Po ashtu, ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike dhe aktualisht ndjek studimet post-
diplomike për “Letërsi Shkencore” në Universitetin e Prishtinës.
Arbër Rexhaj ka një karrierë të pasur si edukator dhe krijues. Për dhjetë vite ka punuar si profesor në
shkollën e mesme “Remzi Ademaj” në Prizren. Ai është botues i veprave letrare, përfshirë romane,
poezi, monografi, recensione dhe publicistikë. Ka shërbyer për dy mandate si kryetar i Asociacionit
të Shkrimtarëve të Prizrenit dhe Klubit Letrar “Fan S. Noli”.
Në politikë, Arbër Rexhaj ka qenë Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren nga viti
2010 deri në vitin 2013 dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes gjatë viteve 2020-2022. Aktualisht, ai është
anëtar i Kryesisë së Qendrës së VETËVENDOSJE! në Prizren.
Në periudhën 2014-2017, ka shërbyer si asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit, ku u
vlerësua si asambleisti më aktiv nga Instituti Demokratik i Kosovës. Gjatë kësaj kohe, ka kryesuar
Komisionin Parlamentar për Arsim në Prizren.
Arbër Rexhaj është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës për tre legjislatura radhazi: 2017-2019,
2019-2021 dhe 2022-2025. Në legjislaturën e fundit, ai ka qenë anëtar i Komisionit për Siguri dhe
Mbrojtje si dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Arbër Rexhaj mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të
arsimit, kulturës dhe sigurisë në Kosovë.

Kontribo

25 01 2025

Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi u lind më 27 prill 1982 në Rufc të Vjetër, komuna e Lipjanit. Jeton në Lipjan. Ka
mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Faktulteti Filozofik, drejtimi Shkenca Politike dhe
Administratë Publike. Ka vijuar studimet master për Shkenca Politike, Shoqëri Civile dhe Zhvillim
Lokal.
Në vitet 2004-2009 ka punuar si mësimdhënës. Nga viti 2009 deri më 2013 ka punuar si shërbyes
civil në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kurse në vitet 2013-2020 ka qenë anëtar i KQZ-së si
përfaqësues i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në vitet 2020-2021 ka qenë këshilltar politik i Nënkryetares së Kuvendit të Kosovës. ndërsa nga viti
2021 deri 2024 ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetar i Komisionit për
Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër
Korrupsionit.
Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetar i Qendrës së Lëvizjes
VETËVENDOSJE! në Lipjan, ndërsa më parë është angazhuar si Koordinator i asambleistëve të
Lëvizjes dhe Kryesues i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Angazhimi i tij si deputet i do të fokusohej në qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien e
institucioneve para qytetarëve. Po ashtu dhe për sundimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit të së
drejtës, përmirësimin e sistemit ligjor dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në luftimin e
korrupsionit. Si dhe do të angazhohej për administratë publike efektive, dhe në fuqizimin e
qeverisjes lokale.

Kontribo

25 01 2025

Blerim Gashani

Blerim Gashani ka lindur më 25 dhjetor 1974 në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit. Fillimisht,
studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës dhe përfundoi studimet për
Komunikim Masiv dhe Gazetari në Universitetin AAB, ku aktualisht ndjek studimet Master.
Karriera e tij përfshin një përvojë të gjatë në arsim, institucione ndërkombëtare dhe administratë
publike. Midis viteve 1994-2000, punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në
Tërstenik. Nga viti 2000 deri më 2008, ishte pjesë e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë
dhe më pas, deri në vitin 2014, shërbeu në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit.
Nga viti 2014 deri në 2021, punoi për NI-CO, një organizatë britanike që implementon projekte në
fushën e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.
Më 2021, u emërua Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ka mbajtur disa role
të rëndësishme si Koordinator Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, për Menaxhimin e Integruar
të Kufirit, dhe për Armë të Vogla dhe të Lehta. Gjithashtu, ka mbikëqyrur reagimet emergjente
përmes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.
Blerimi është autor i qindra artikujve gazetareskë dhe dy librave: “Vjeshtë e ngrime” dhe “Kronikë e
rrënimit të Kosovës”. Me përvojë si redaktor dhe lektor, ai ka kontribuar në botime akademike
dhe publicistike.

Kontribo

25 01 2025

Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli ka lindur më 19 dhjetor 1957 në Rahovec dhe jeton në Prishtinë, ku ka ndërtuar një
karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike në fushën e sportit dhe edukimit fizik.
Ai është doktor i shkencave të edukimit fizik dhe sportit, me fokus në antropometrinë dhe aftësitë
motorike për përmirësimin e performancës sportive. Aktualisht mban titullin Profesor i Asociuar dhe
është profesor i angazhuar në Fakultetin e Shkencave Sportive, duke dhënë një kontribut të madh në
formimin profesional të studentëve dhe zhvillimin e kërkimeve shkencore.
Bylbyli ka përvojë të gjerë si trajner futbolli me PRO licence, duke udhëhequr ekipe në Superligën e
Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe duke marrë pjesë në gara ndërkombëtare si UEFA Cup. Ka kryer
funksionin e seleksionuesit te Kosoves gjate periudhes se pavarsimit te sportit ne vitet 1996-1999 dhe
ne periudhen e pasluftes nga 2002-2005. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Profesional të Federatës së
Futbollit të Kosovës dhe shef i katedrës së kineziologjisë sportive.
Si pjesë e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, ai ka kontribuar në zhvillimin e arsimit fizik
dhe sportit. Gjithashtu, ka mentoruar mbi 50 studentë të studimeve master, duke udhëhequr kërkime të
rëndësishme në fushën e sportit.
Si kandidat për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bylbyli synon të fuqizojë sportin, arsimin
dhe rininë në Kosovë përmes politikave që forcojnë kapacitetet dhe zhvillimin e tyre.

Kontribo

25 01 2025

Daulina Osmani

Daulina Osmani është lindur më 9 shkurt 1993 në Prishtinë. Studimet bachelor i ka përfunduar në
Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës dhe studimet master në
Universitetin e Seulit në Kore të Jugut, në programin “Menaxhim Sportiv”.
Me një karrierë të suksesshme si notare, Daulina ka qenë kampione e shumëfishtë dhe mbajtëse e
23 rekordeve të Kosovës në not. Gjatë një dekade si pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës, ajo
zhvilloi performanca të larta në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kulmuan me stërvitje
profesionale në Kroaci pranë trajnerëve të njohur të notit kroat. Pas përfundimit të karrierës si
sportiste aktive, ajo u angazhua si trajnere noti, duke u fokusuar në identifikimin dhe zhvillimin e
sportistëve të rinj.
Krahas kontributit sportiv, Daulina ka qenë një zë i rëndësishëm në qeverisjen dhe organizimin e
institucioneve sportive në Kosovë. Përmes përfaqësimit aktiv të studentëve, sportistëve dhe
trajnerëve, ajo ka kontribuar në forcimin e komunitetit sportiv dhe zhvillimin e politikave për
qeverisje të mirë sportive.
Në prill të vitit 2021, Daulina Osmani u emërua zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë
dhe Sportit në Qeverinë Kurti 2, ku mori përgjegjësi kryesore për fushën e sportit. Gjatë mandatit të
saj, ajo drejtoi reforma të rëndësishme ligjore në sport, siguroi rritje të buxhetit për sportistët dhe
zhvilloi programe shtetërore për mbështetjen e sportit elitar dhe rinor. Një ndër arritjet kryesore të
saj ishte udhëheqja e procesit për aplikimin dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030,
një projekt madhor për sportin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Si kandidate për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Daulina synon të ndërtojë politika që
fuqizojnë të rinjtë, sportistët dhe gratë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim shoqëror dhe
ekonomik në vend.

Kontribo

25 01 2025

Artan Abrashi

Artan Abrashi është lindur më 14 gusht 1986 në Prizren. Ai është i diplomuar në Fakultetin Juridik.
Aktivitetin politik e ka nisur në vitin 2005 si pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në zgjedhjet lokale të
vitit 2013, Artan Abrashi u zgjodh Këshilltar në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Nga viti 2017 deri në
2019, ka shërbyer si Kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke treguar përkushtim dhe aftësi
udhëheqëse.
Në nivel qendror, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturat e VI dhe VII, ku shërbeu
si anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen
e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Aktualisht, Artan Abrashi është kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren. Ai është i
martuar dhe baba i dy fëmijëve. Përvoja dhe angazhimi i tij e bëjnë një figurë të rëndësishme në
politikën lokale dhe kombëtare.

Kontribo

25 01 2025

Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka është lindur në Prizren më 12 tetor 1973. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Studimet master në Psikologjinë Sociale i ka përfunduar në Universitetin Bogazici në Stamboll,
ndërsa doktoratën në Universitetin Ludwig Maximilian në Munih, Gjermani. Aktualisht, është
udhëheqës i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është
angazhuar si staf akademik që nga themelimi i këtij departamenti në vitin 2003.

Në karrierën e tij, Haskuka ka punuar si udhëheqës i shumë projekteve të Programit për Zhvillim të
Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe aktualisht shërben si ekspert për Objektivat Zhvillimore të
Qëndrueshme për vendet e Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.
Në vitin 2014, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke
u rizgjedhur edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Në të njëjtin vit, ai u zgjodh Kryetar i Komunës së
Prizrenit, ku ka udhëhequr me sukses projekte të mëdha infrastrukturore dhe zhvillimore. Ndër
projektet kryesore gjatë mandatit të tij janë: Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Zona Ekonomike
prej 40 hektarësh, Qendra për Shërbime të Integruara, ndërtimi i 8 shkollave, 4 çerdheve, 5
qendrave të mjekësisë familjare, 20 terreneve sportive, mbi 30 projekte turistike, 3 qendra të
gjendjes civile dhe 450 familje në nevojë me banim social.
Si deputet, Mytaher Haskuka synon të kontribuojë në hartimin e legjislacionit që in promovon
zhvillimin njerëzor dhe garanton qasje të barabartë në drejtësi, punësim dhe shërbime për të gjithë
qytetarët e Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Dafina Gexha Bunjaku

Dafina Gexha Bunjaku ka lindur më 10 nëntor 1975 në Gjakovë dhe jeton në Prishtinë. Ka
përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në drejtimin Mjekësi e
Përgjithshme, dhe është specializuar në Epidemiologji.
Gjithashtu, studimet master i ka përfunduar në menaxhment shëndetësor.
Me mbi 18 vjet përvojë në shëndetësinë publike, Dafina ka kontribuar veçanërisht në parandalimin
dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Gjatë pandemisë COVID-19, udhëhoqi Task Team për COVID-19 në Institutin Kombëtar të
Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ndërkohë që ka disa publikime shkencore mbi HIV/AIDS, COVID-19
dhe gatishmërinë e sistemit shëndetësor për emergjenca.
Dafina ka bashkëpunuar me organizata prestigjioze si OBSh, ECDC, Robert Koch Institute, Statens
Serum Institute dhe Aleancën GAVI.
Ka shërbyer si kryesuese e Bordit Mbikëqyrës të AUV, Bordit Drejtues të FSSh dhe Mekanizmit
Koordinues për tuberkuloz dhe HIV/AIDS.
Që nga 7 prilli 2021, ajo mban pozitën e Zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.
Si kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dafina synon të vazhdoj përpjekjet
për përmirësimin e sistemit shëndetësor, avancimin e të drejtave të grave dhe të grupeve vulnerable
e të margjinalizuara.

Kontribo

25 01 2025

Lendrit Iljazi

Lendrit Iljazi është bashkëthemelues i partisë Guxo, anëtar i Kryesisë dhe Kryetar i Forumit Rinor. Gjatë mandatit të qeverisë “Kurti 2,” ai ushtron detyrën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë rol, Lendriti është angazhuar në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dhe fuqizimin e programeve për mërgatën.

I lindur më 25 prill 1995 në Zgatar, Dragash, Lendriti ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik, ku ka fituar titullin Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë. Përkushtimi i tij ndaj të drejtave të të rinjve është pasqyruar në kontributin në shoqërinë civile, duke promovuar punën vullnetare dhe fuqizimin e rinisë për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje.

Në karrierën e tij politike dhe institucionale, ai ka qenë pjesë e kabinetit të Presidencës së Republikës së Kosovës. Fokusi i tij në politikë qëndron në fuqizimin e të rinjve, duke krijuar mundësi për arsim profesional, mbështetje për start-up-e, punësim dhe përfshirje aktive në vendimmarrje. Me përvojën e tij në diplomacinë ekonomike, Lendriti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes mërgatës dhe Kosovës dhe të tërheqë investime të huaja për vendin. Gjithashtu, ai është i angazhuar për zhvillimin e agroturizmit dhe ndërmarrësisë si shtylla të rëndësishme të ekonomisë.

Gjatë fushatës së tij, ai synon të angazhohet me përkushtim të veçantë në komunën e Dragashit dhe në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

Kontribo

25 01 2025

Arijeta Rexhepi

Arijeta Rexhepi ka lindur më 7 korrik 1976 në Gjilan. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e
Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Matematikë-Informatikë.
Me një përvojë mbi 25-vjeçare si mësimdhënëse e matematikës dhe informatikës, Arijeta ka dhënë
kontribut të madh në edukimin e gjeneratave të reja. Përveç angazhimit profesional, ajo ka shërbyer
si asambleiste në Kuvendin e Gjilanit për dy mandate dhe është aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
që nga viti 2011, duke qenë aktualisht kryetare e GVV-së në Gjilan.
Në mandatin e saj të parë si deputete e Kuvendit të Kosovës, Arijeta ka qenë e angazhuar në
projekte sociale dhe politike që synojnë drejtësi sociale, barazi dhe përmirësimin e mirëqenies së
qytetarëve. Ka qenë e angazhuar në Komision për arsim, kulturë, rini e sport, në Komisionin për
Legjislacion, në Komisionin për të drejtat e komuniteteve dhe në komisionin ad hoc te krijuar nga
kuvendi, Komisionin për vetingun.
Si deputete, Arijeta është e përkushtuar të vazhdojë përfaqësimin e qytetarëve me transparencë
dhe integritet. Synimet e saj përfshijnë fuqizimin e të rinjve dhe grave, promovimin e arsimit cilësor
dhe zhvillimin e politikave që mbështesin një Kosovë më të drejtë dhe të barabartë.

Kontribo

25 01 2025

Ardian Gola

Ardian Gola është lindur më 22 shkurt 1979 në Gjakovë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm.
Studimet themelore dhe master për Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa
doktoratën e mbrojti në Universitetin e Tiranës.
Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2005 si Zyrtar i Lartë për Informim në Ministrinë e
Shërbimeve Publike, ku më pas u emërua Drejtor i Zyrës për Integrime Evropiane deri në vitin 2010.
Nga viti 2007, Ardiani u angazhua si Asistent në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e
Prishtinës dhe, pas pesë vitesh si ligjërues, në vitin 2018 u avancua në Profesor Asistent. Ka mbajtur
pozita të rëndësishme akademike, përfshirë atë të Shefit të Departamentit të Sociologjisë nga viti
2014 deri në 2021. Gjatë vitit 2010, ai ishte studiues vizitor në Universitetin e Illinois në Champaign-
Urbana, SHBA.

Ardian Gola është autor i disa punimeve shkencore dhe librash, duke përfshirë “Ndarja shoqërore e
punës sipas Smith-it dhe Durkheim-it.” Ai ligjëron mbi shkencën dhe teknologjinë, teoritë
sociologjike, religjionin dhe kritikën postmoderne.
Në janar të vitit 2021, u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe shërbeu si deputet në
Legjislaturën e VIII, duke udhëhequr Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji,
Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Fokus i tij mbetet arsimi, kultura, mirëqenia sociale, të drejtat e
punëtorëve dhe shëndetësia, duke sjellë një qasje kritike dhe progresive në politikë.

Kontribo

25 01 2025

Arsim Ademi

Arsim Ademi është lindur më 24 maj 1979 në fshatin Vërban të komunës së Vitisë. Studimet
bachelor dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit
Bujqësor të Tiranës, ndërsa studimet e doktoraturës i ka përfunduar në Universitetin Norvegjez të
Shkencave të Jetës, në fushën e Shkencave të Tokës dhe Agronomisë. Gjatë karrierës akademike, ai
ka marrë pjesë në konferenca, trajnime dhe vizita studimore në vende të ndryshme, ndërkohë që ka
publikuar disa punime shkencore në revista ndërkombëtare.
Në fushën profesionale, Arsim Ademi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sektorin e
veterinarisë, duke punuar si mjek veteriner dhe si ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe
Veterinarisë pranë Universitetit të Prishtinës. Ai ka mbajtur pozitat e nënkryetarit dhe kryetarit të
Odës së Veterinerëve të Kosovës dhe aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit,
Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Angazhimin politik e ka filluar në vitin 2018, kur iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Aktualisht, ai është kryetar i Qendrës së LVV-së në Viti dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të
Lëvizjes. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ai ishte kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë nga
radhët e LVV-së.
Si deputet, Arsim Ademi synon të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut,
rritjen e sovranitetit të vendit dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Fokus i veçantë i angazhimit të
tij do të jetë bujqësia dhe veterinaria, si dhe ndërlidhja e arsimit dhe shkencës me zhvillimin
ekonomik të vendit.

Kontribo

25 01 2025

Mirsad Shkreta

Mirsad Shkreta është lindur më 7 shkurt 1976 në Shkup, ndërsa jeton mes Prishtinës dhe Hanit të
Elezit. Është specialist i kirurgjisë orale dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Studimet për
Stomatologji i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht, ushtron
profesionin si kirurg oral në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe është
Profesor i rregullt në Fakultetin e Stomatologjisë në UBT.
Angazhimi politik i Mirsadit daton që nga vitet ‘90, kur ishte pjesë e protestave studentore në
mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Kosovës. Pas luftës, ai ka shërbyer për disa mandate si
Këshilltar Komunal në Han të Elezit. Në vitin 2014, i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ka
kontribuar kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Ai është Kryetar i Qendrës së
Lëvizjes në Han të Elezit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Komitetit të Shëndetësisë.
Në Qeverinë Kurti, ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Shef Kabineti në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjatë mandatit të tij të parë si deputet, ai dha kontribut të veçantë në avancimin e legjislacionit për

shëndetësinë, rritjen e buxhetit për sektorin publik shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të
mjekëve të rinj. Synimi i tij në mandatin e dytë është të vazhdojë forcimin e sistemit publik
shëndetësor, implementimin e sigurimeve shëndetësore dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë
dhe siguri.
Si prind i përkushtuar dhe bir i një familje atdhetare, Mirsad Shkreta angazhohet për një Kosovë
sovrane, të sigurt dhe fokus mban avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies sociale.

Kontribo

25 01 2025

Albena Reshitaj

Albena Reshitaj nga Suhareka ka lindur më 9 prill 1979. Ajo ka përfunduar studimet për Stomatologji
në Universitetin e Prishtinës, duke vijuar specializimin në Ortopedi të Nofullave – Ortodonci në
Prishtinë dhe praktikën specialistike në Universitetin Mjekësor të Vjenës. Studimet e doktoratës i
kreu në Universitetin Mjekësor të Tiranës, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në Patologji Oro-
Maksillo-Faciale. Përveç kësaj, ka përfunduar studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve në
Universitetin e Prishtinës.
Prof. Asoc. Dr. Albena Reshitaj përpos që kontribon nga viti 2007 si mësimëdhënëse në fushën e
mjekësisë ajo është edhe shefe e Katedrës së Ortodoncisë, Paradontologjisë me Mjekësi Orale në
Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe specialiste e Ortopedisë së Nofullave –
Ortodoncisë në QKSUK. Me mbi dhjetëra publikime shkencore dhe profesionale, ajo ka kontribuar
në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe shkencës.
Albena ka shërbyer si Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (2017-2018), Këshilltare e
Kryeministrit (2018-2019), dhe Deputete e Kuvendit të Kosovës në dy mandate, ku ka udhëhequr
dhe kontribuar në hartimin e ligjeve të rëndësishme si Ligji për Pandeminë, dhe ka promovuar
Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZhQ).
Si Presidente e Shoqatës Kosovare të Ortodoncisë dhe anëtare aktive në organizata ndërkombëtare,
Albena angazhohet për avancimin e arsimit, shëndetësisë, mjedisit dhe fuqizimin e grave.

Kontribo

25 01 2025

Diana Qarkaxhija

Diana Qarkaxhija ka lindur më 1 nëntor 1969 në Gjakovë dhe aktualisht jeton dhe punon në
Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Edukim dhe Master në Menaxhim të Arsimit në
Universitetin e Prishtinës, duke u specializuar në menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të arsimit.
Me mbi 30 vite përvojë në arsimin dhe menaxhimin arsimor, Diana ka dhënë një kontribut të
rëndësishëm në përmirësimin e politikave dhe strukturave arsimore në nivel lokal dhe kombëtar.
Aktualisht, është Drejtoreshë e Qendrës për Aftësim Profesional dhe Inovacion në Kolegjin AAB,
ligjëruese dhe Koordinatore për çështje mësimore në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Në angazhimin e saj politik, Diana është Sekretare e Partisë Politike Alternativa dhe anëtare e
Kuvendit Komunal të Gjakovës. Ajo ka përfaqësuar interesat e komunitetit dhe ka kontribuar në
zhvillimin e politikave lokale arsimore. Në të kaluarën, ka shërbyer si Drejtoreshë e Arsimit në
Komunën e Gjakovës dhe ka kryesuar Kolegjiumin e Arsimit, duke luajtur një rol kyç në formësimin e
arsimit në Kosovë. Gjithashtu, ka udhëhequr shkollën “The British School of Kosova,” duke sjellë
inovacion në menaxhimin edukativ.

Si deputete e zgjedhur, Diana synon të përmirësojë cilësinë e arsimit, të forcojë kapacitetet e
mësimdhënësve dhe të zhvillojë politika të qëndrueshme arsimore që përmbushin nevojat e
shoqërisë kosovare dhe krijojnë mundësi për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

Kontribo