10 10 2021

Orges Tafilaj

Orges Tafilaj u lind më 20 mars 1989, në Prishtinë ndërkaq jeton në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Shkollën fillore e përfundoi në Isniq, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan. Ka kryer studimet për Telekomunikacion në FIEK.

Ai ka kryer trajnime të ndryshme për ekonominë brenda e jashtë vendit, e në veçanti për sistemin bankar dhe si rrjedhojë edhe ka punuar për disa vite në bankë.

Për dy vite ka qënë përfaqësues i Kosovës në peshëngritje dhe njëkohësisht trajner e përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës për gjeneratat e reja.

Nga viti 2015 punon në tregun e sigurimeve dhe nga viti 2018 është i licensuar si Broker i sigurimeve nga Banka Qendrore e Kosovës. Ai është aktivist dhe anëtar i Grupit Punues në Qendrën e Deçanit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Si kryetar i ardhshëm do të fokusohem në zhvillimin ekonomik të Deçanit, në veçanti zhvillimin e bujqësisë e turizmit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Poashtu do fokusohemi në krijimin e kushteve për një arsim me cilësor dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore me afër qytetarit. Rinia është vlerë e çmuar e komunës sonë, prandaj edhe sporti e rekreacioni do të jenë në fokusin tonë.

Rrugët që lidhin shqiptarët do të bëhen. E tillë është edhe rruga Deçan-Plavë. Pra, do të bëhet. Është premtim i Kryeministrit Kurti. Është edhe premtimi im.

Kontribo

10 10 2021

Qemajl Aliu

Qemajl Aliu u lind më 19 shkurt 1983 në Shtime. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Në vitin 2008 u diplomua si mjek i përgjithshëm në Universitetin e Tiranës.

Në prill të vitit 2015 mbaroi specializimin në Universitetin e Tiranës, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku e mori titullin Specialist i mjekësisë interne. 

Ka punuar për rreth dy vite si mjek i përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime si dhe në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Në kuadër të zhvillimit profesional, ka ndjekur trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e mjekësisë interne dhe kardiologjisë, si dhe ka punuar për më shume se dy vite si specialist i mjekësisë interne në disa nga klinikat e mirënjohura në Gjermani. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qënë i punësuar si specialist i mjekësisë interne në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 

Është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2006.

Qemajl Aliu është një nga themeluesit dhe bashkëudhëheqës i Komitetit të Shëndetësisë në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej fillimeve të saj dhe anëtar i rregullt në vazhdimësi. Në vitin 2010 themeloi Qëndrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime, ku shërbeu edhe si kryetar i  kësaj qendre dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues në atë periudhë. Ai ishte po ashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2019.

Qemajl Aliu sjell një energji të re për Shtimen. Me të gjitha mundësitë që ka komuna, Qemajl Aliu do të ketë përkushtim të veçantë për rininë, arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin. Me prioritet të veçantë do të trajtojë problemin e ujit të pijshëm për banorët e Shtimes, pajisjen e fshatrave me sistem modern kanalizimi, kthimin e pastërtisë së ambientit, rregullimin e ndriçimit të rrugëve dhe hapësirave publike si dhe nxitjen e investimeve të mëdha.

Qemajl Aliu është i martuar dhe baba krenar i Skeas së vogël.

Kontribo

10 10 2021

Sherif Berisha

Sherif Berisha u lind në prill të vitit 1969, në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit ku edhe jeton.

Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje kurse atë të mesmen në Kaçanik, në drejtimin e Pedagogjisë. Ka qenë një ndër themelusit e UÇK-së në Komunën e Hanit të Elezit ndaj edhe është burgosur gjatë viteve ‘98-‘99. Pas luftës ka qenë kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Sharri” në Han të Elezit dhe kryetar i Klubit te Mundjes. Për 10 vite ka punuar në terminalin doganor ku është certifikuar si Manipulues me materiale të rrezikshme.

Është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga fillimet e saj. Në vitin  2010 ka qenë koordinator i qendrës së Lëvizjes në Han të Elezit, pastaj është zgjedhur si kryetar i kësaj qendre, pozicion të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot.

Ai synon të sigurojë ujë të pijshëm për të githë qytetarët e Hanit të Elezit, po ashtu do  të përkushtohet në pastrimin e lumit Lepenc dhe parandalimin e ndotjes së tij, të rregullojë sistemin shëndetësor në nivel komunal dhe do të përkushtohet në krijimin e kushteve të punës për fermerët e kësaj komune.

Kontribo

10 10 2021

Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi u lind në shtator të vitit 1968, në fshatin Llugë të Besianës.

Ai ka përfunduar studimet themelore, ato pasdiplomike dhe doktoratën në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës. Punon si profesor universitar që nga viti 1993.

Ai ka qenë për dy mandate Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në legjislaturën V dhe VII. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer si Kryesues i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. 

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në vitin 2020, ai e ka fituar besimin e votuesve për të ushtruar detyrën e Kryetarit të komunës në Besianë.

Ai deri më tash ka inicuar një grumbull reformash komunale që synojnë të krijojnë një dinamikë transparente të punës në sektorin komunal dhe synon të vazhdojë implementimin e politikave për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Besianës.

Kontribo

10 10 2021

Lulzim Dragidella

Prof. Dr. Lulzim Dragidella u lind me 02 dhjetor 1969 në fshatin Gremnik të Klinës dhe banon në fshatin Zajm të Klinës. Ka përfunduar studimet universitare të Pedagogjisë Sociale dhe të Punës Sociale në Gjermani dhe Angli. I doktoruar në fushën e Sociologjisë, Shkencave Politike dhe të Shkencave Arsimore në Sllovaki, Poloni dhe Gjermani. 

Ka një pervojë të gjatë profesionale në institucione te ndryshme sociale në Gjermani si dhe një pervojë të gjatë në fushën akademike si Profesor i Punës Sociale në Universitete të ndryshme në Gjermani  dhe në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të veçantë në themelimin e Departamentit të Punës Sociale në vitin 2012 në Kosovë dhe mbi 8 vite e ka udhëhequr këtë departament në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“. Aktualisht mban titullin e Profesorit nga Universiteti i Prishtinës si dhe titullin e Profesorit të dhënë nga Ministria e Shkencës e Landit Hessen në Gjermani. 

Nga viti 2009 i licencuar si interpret dhe përkthyes për gjuhen shqipe dhe atë serbe pranë Gjykatës së Qarkut ne Heilbronn.

Nga viti 2019 fillon angazhimin aktiv në LVV per të kontribuar në ndryshimin pozitiv. Si Kryetar Komune do të angazhohet per kthimin e drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë në Komunë. Kthimi i shpresës te gjeneratat e reja si dhe besimin në institucionet komunale dhe ofrimin e kushteve kornizë për investime të jashtme në komune si mundësi e luftimit të papunësisë dhe ikjes së fuqisë punëtore nga vendi. Veçanarisht do të angazhohet në përkrahjen e shtresave të cenueshme të shoqërisë.

Kontribo

10 10 2021

Kaltrina Salihu

Kaltrina Salihu u lind në shkurt të vitit 1987 në Prishtinë. Jeton në Sharr.

Studimet bazike dhe ato pasdiplomike i ka të përfunduara në Prishtinë. Aktualisht është kandidate për PhD në Studimet Gjeopolitike dhe Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Kaltrina ka 10 vite angazhim në projekte zhvillimore me institucione dhe organizata vendore e ndërkombëtare. E angazhuar në planifikim dhe zbatim të intervenimeve që promovojnë e mbështesin ndërmarrësinë sociale, të gjelbër dhe inovative. 

Si sociologe dhe studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare ka ndjekur zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike në Komunën e Sharrit dhe në Kosovë.    

Kontributi dhe angazhimi si Kryetare e Komunës do të fokusohet në përmirësimin e funksionimit të administratës dhe shërbimeve komunale, ndërveprimit të shtuar mes komuniteteve  lokale,  nxitjes së bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkufitar, integrimin e shtuar të grave, vajzave dhe të rinjëve në tregun e punës dhe proceset publike, promovimin e atraksioneve natyrore  si dhe mbështetjen e pakos së produkteve cilësore e unike të vendit. 

Kaltrina ka dy fëmijë.

Kontribo

10 10 2021

Kadri Rahimaj

Kadri Rahimaj u lind në gusht të vitit 1991 në Koprnicë të Komunës së Dardanës, ku edhe jeton.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë të mesme në Gjilan. Studimet universitare i përfundoi në drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës ndërsa ato pasdiplomike në Universitetin e Evropës Juglindore, në të njejtin drejtim.

Gjatë viteve 2016-2019 ka qenë i angazhuar si profesionist i ekonomisë në kuadër të projektit RESI që është implementuar nga organizata CARE dhe financuar nga Agjencioni Austriak për zhvillim ADA. Nga viti 2019 punoi si drejtor Financiar në kompaninë Resort Planet në Gjilan. Ështe themelues i kompanisë ZING.

Ka të përfunduara trajnimet si ‘Financial Management for Micro Enterprises, Eurepean Bank (2021)’, ‘Hartimi dhe menaxhimi i projekteve të BE-së, ATC Center (2021)’ dhe ‘Menaxhimi i cikleve të Projektit, Competentia Private Business School, Austri (2019)’.

Qëllimi i angazhimit politik është synimi për të ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Rinia në njërën anë dhe gratë në anën tjetër janë dy pikënisjet për zhvillim të barabartë si në shoqëri ashtu edhe në ekonomi.

Kontribo

10 10 2021

Jeton Raka

Jeton Raka u lind në tetor të vitit 1979 në fshatin Bob të Kaçanikut, ku edhe jeton.

Shollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje kurse studimet universitare i ka të përfunduara në drejtimin Administratë dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në Prishtinë.

Ka punuar në organizata ndërkombëtare si OSBE dhe Këshillin e Evropës COE. Ka përvojë disa vjeçare të punës në prokurim publik, në kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Jetoni iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në vitin 2017. Ishte pjesë e grupit punues në Zgjedhjet Lokale të viti 2017 dhe udhëheqës i Departamentit Ligjor. Është anëtar i Kryesisë në qendrën e Lëvizjes në Kaçanik si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Aktualisht është koordinator i Qendrës në Kaçanik.

Jetoni si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Kaçanikut do të angazhohet për qeverisje të hapur (transparente), të drejtë (ligjore) dhe gjithëpërfshirëse. Çështjet kryesore me të cilat do të merret brenda afatit katër vjeçar do të jenë: sigurimi i ujit të pijshëm për tërë territorin e Komunës së Kaçanikut, ambient i pastër, menaxhimi i mbeturinave në nivelin lokal, infrastruktura shkollore, zhvillimi ekonomik dhe turizmi malor (duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Komunës së Kaçanikut).

Kontribo

10 10 2021

Gazmend Agusholli

Gazmend Agusholli u lind në shtator të vitit 1966 në Pejë.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në qytetin e tij të lindjes, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitet e 90-ta u shpërngul në perendim si i përndjekur politik, ndërsa në vitin 1999 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës punoi si Stomatolog dhe nga viti 2011 si drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Gazmendi ka përvojë institucionale si nënkryetar i Komunës së Pejës në vitet 2007-2009.

Gazmend Agusholli beson që si kryetar i Pejës do të jap kontribut të çmuar në realizimin e nevojave të të gjithë qytetarëve të Pejës, pa dallim. Qëllim i tij është krijimi i një standardi të barazisë duke bërë që Peja të jetë shtëpi e të gjithëve. Poashtu, do të angazhohet në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Pejës.

Kontribo

10 10 2021

Halil Thaçi

Halil Thaçi u lind në shtator të vitit 1981 në Prishtinë. Aktualisht jeton në Milloshevë me familjen e tij.

Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, e po ashtu edhe Fakultetin Ekonomik në programin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Halil Thaçi menaxhon suksesshëm biznesin e tij familjar që nga viti 2000.

Është aktivist shembullor në përfaqësimin e problemeve dhe sfidave të qytetarëve gjithandej Kosovës, posaçërisht të Kastriotit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ishte kandidat për deputet dhe mori mbështetje të gjerë qytetare.

Aktualisht është kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot.

Me vendosmërinë dhe vullnetin e tij, mbi bazën e parimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai do të japë ndihmën dhe kontributin për shoqërinë tonë, posaçërisht për qytetarët e Kastriotit. 

Kontribo

10 10 2021

Fejzi Kiqina

Fejzi Kiqina u lind në janar të vitit 1983, në fshatin Biacë të Komunës së Drenasit ku edhe jeton.

Studimet universitare i ka të përfunduara në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe i ka të përfunduara të gjitha provimet për Auditor të Brendshëm Publiko-Privat.

Në vitin 2008 ka punuar si analist kreditor në FINCA. Nga viti 2012 ka punuar në Bankën Ekonomike po ashtu si analist kreditor. Ai ka qenë Anëtar i Bordit të Ndërmarrjes Publike ‘Trainkos Sh. A’, dhe pjesë e Asamblesë Komunale të Drenasit për dy mandate.

Në mandatin e tij si kryetar do të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e ujit të pijshëm; depolitizimin e sistemit arsimor; përmirësimin e menaxhimit të sistemit të shëndetësisë; dhe mbi të gjitha do të angazhohet që të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe meritokraci në prokurim.

Kontribo

10 10 2021

Enver Bajçinca

Enver Bajçinca u lind në mars të vitit 1973, në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës.

Studimet i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës ndërsa studimet pasdiplomike në drejtimin Banka dhe Financa në po të njejtin fakultet. Në vitin 2016 doktoroi në Universitetin Evropian të Tiranës në Fakultetin Ekonomik, drejtimi i Financave.

Ai ka 21 vite përvojë të punës profesionale, duke filluar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Instituti për hulumtime zhvillimore “Riinvest”, Agjencia për promovimin e punësimit në Kosovë (APPK) në bashkëpunim me AGEF Berlin, përvojë në implementimin e projekteve të Bashkimit Evropian rreth përkrahjes së bizneseve përmes shërbimeve këshilluese. Që nga viti 2015 ai punon si ekspert profesional në Autoritetin rregullativ për komunikime elektronike në Kosovë. Nga viti 2017 punon si profesor në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, në lëndët e financave dhe kontabilitetit.

Ai ka një numër të madh publikimesh dhe punimesh të ndryshme nga fusha e ekonomisë.

Si kryetar komune do të angazhohet për një qeverisje të bazuar në ligj dhe transparencë, për zhvillimi ekonomik lokal të qëndrueshëm dhe ngritje të mirëqenies së qytetarëve. 

Kontribo

10 10 2021

Besim Islami

Besim Islami u lind në vitin 1968, në Firajë të Komunës së Shtërpcës.

Ka të përfunduar shkollën e lartë pedagogjike në kuadër të UP-së në drejtimin matematikë dhe ka punuar si mësimdhënës i matematikës në shkollën fillore ‘Osman Mani’ dhe Gjimnazin ‘Kongresi i Manastirit’ në Firajë.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018 ka punuar për kompani civile amerikane në mbështetje logjistike për ushtrinë e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan.

Nga viti 1990-1999 ka qenë pjesë aktive e rezistencës popullore , duke bartur detyra dhe përgjegjësi të ndryshmeAi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, në batalionin 206, Brigada 161 ‘Ahmet Kaqiku’. Ai flet gjuhën angleze dhe serbe.

Besimi ka përvojë në institucionet komunale duke qenë asamblist dhe Drejtor për Arsim, Kulturë dhe Sport.Ai do të angazhohet në lehtësimin e jetës së qytetarëve, zgjidhjen e problemeve aktuale me transparencë në vetëqeverisje dhe ndalimin e korrupsionit, si dhe zbatimin e të gjitha përgjegjësive sipas ligjit.

Kontribo

10 10 2021

Arsim Rexhepi

Arsim Rexhepi u lind në vitin 1972, në Vushtrri.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Vushtrri, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Arkitekturës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Studimet e Letërsisë, Artit dhe Politikës i kreu ne Universitetin e Ruhrit në Bochum dhe në Hagen. Ndërkaq, studimet e doktoratës i kreu në Bochum, ku doktoroi me temën mbi antropologjinë e hapësirave në letërsi. Punon prej vitit 2004 si ligjerues i Letërsise në Universitetet e Bochumit dhe Dortmundit. Ai ka qenë deputet në legjislaturën e III-të të Kuvendit të Kosovës (2007-2011), ku ishte kryetar i Komisionit të Arsimit.

Është autor i disa veprave letrare dhe shkencore.

Arsimi si kryetar në ardhje qeverisjen do ta kthejë te qytetari. Do të qeverisë me drejtësi, duke qene vazhdimisht transparent dhe llogaridhënës.

Është i martuar dhe ka tre femijë.

Kontribo

10 10 2021

Besart Tofaj

Besart Tofaj u lind në qershor 1996 në Junik, ku edhe jeton me familjen e tij.

Ka përfunduar studimet në Shkenca Kompjuterike me specializim në Inxhinieri Softuerike në kolegjin AAB, Prishtinë. Që nga maji i vitit 2018 ai është i punësuar në Kolegjin AAB, në departamentin e rrjeteve dhe IT, ndërkaq nga qershori i vitit 2021 ai punon edhe në cilësinë e IT në Elektra l.l.c.

Gjatë kohës së studimeve, ai ishte pjesëmarrës në aktivitete dhe trajnime të ndryshme në fushën e rrjeteve, mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë kibernetike, të cilat aktivitete u mbajtën në periudha dhe vende të ndryshme. Përveç gjuhës amtare shqipe, ai flet edhe atë angleze. Është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. 

Si Kryetar i Komunës së Junikut ai do të ketë prioritet angazhimin në praktika profesionale dhe punësimin e rinisë. Ai gjithashtu do të angazhohet për eliminimin e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve, si dhe të sigurojë ndriçim dhe infrastrukturë rrugore. Po ashtu do të angazhohet që Bjeshka e Junikut të jetë lehtë e arritshme, gjegësisht që të bëhet asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë.

Kontribo

10 10 2021

Arsim Ademi

Arsim Ademi u lind në maj të vitit 1979, në fshatin Verban të Vitisë, ku edhe jeton.

Fakultetin dhe studimet pasdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa studimet e doktoraturës në Norwegian University of Life Sciences në Aas të Norvegjisë.

Arsim Ademi është aktualisht nënkryetar i Odës së Veterinerëve të Kosovës. Më herët ka punuar si asistent në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës, si bashkëpunëtor profesional në organizatën Heifer International Kosova dhe si mjek veteriner. Ka të publikuara disa punime shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare dhe ka prezantuar punimet e tij në disa konferenca e punëtori shkencore në Kosovë, Norvegji, Portugali, Britani të Madhe, Turqi, Kroaci dhe Mal të Zi. Është pjesë e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qendra në Viti, dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019 dhe 2021 ka qenë Drejtues i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në po këtë qendër.

Si kryetar i ardhshëm i komunës së Vitisë ai synon që të ofrojë mundësi të barabarta punësimi për të gjithë në bazë të përgatitjes së tyre profesionale, përmirësim të infrastrukturës së brendshme të shkollave (kabineteve dhe sallave sportive) dhe hapje të kopshteve të reja për fëmijë, si dhe shërbime shtesë shëndetësore që aktualisht nuk ofrohen në QKMF. Ai po ashtu do të angazhohet që të rrisë kapacitetet e furnizimit me ujë dhe për ngritjen e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Ai është i interesuar që të intensifikojë mbështetjen për sektorin e agroturizmit dhe të rishikojë planin zhvillimor urbanistik.

Kontribo

10 10 2021

Agim Bahtiri

Agim Bahtiri u lind në fshatin Gushavc të Mitrovicës në mars të vitit 1960. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka përfunduar në Mitrovicë. Në shkurt të vitit 1993 u zhvendos në Holandë, për shkak të përndjekjeve politike.

Pas përfundimit të arsimit në menaxhment dhe pasi përfundoj me sukses gjuhën holandeze të shkallës së katër  z. Bahtiri u angazhua të punonte në Kompaninë “Laura Special” në Den Hagë, si menaxher marketingu dhe në kompaninë “Green Shamp”, si menaxher i blerjes dhe shitjes dhe është licencuar në shumë trajnime në fushat për lidership dhe menaxhment.

Z. Bahtiri  u shpërblye në vitin 2009, në Seul të Koresë se Jugut, me çmimin e parë për import nga Koreja e Jugut në Evropë.  Është i pari në Evropë që u shpërblye nga presidenti, Chang, Tae-Pyong.

Z. Bahtiri përveç gjuhës amtare, flet rrjedhshëm gjuhën serbo–kroate dhe holandeze, kurse pjesërisht gjuhën gjermane dhe angleze.

Nga viti 2013, Agim Bahtiri, udhëheqë  si kryetar në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Agim Bahtiri në mandatin e ri synon të përqendrohet në fushën e ngritjes ekonomike, përmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa mision i tij mbetet krijimi i një institucioni gjithëpërfshirës lokal, vendimmarrës dhe i hapur që përfshin të gjitha komunitetet duke siguruar transparencë të plotë në qeverisje.

Kontribo

10 10 2021

Agron Avdijaj

Agron Avdijaj u lind në maj të vitit 1981 në fshatin Syne të komunës së Istogut.

Studimet bazike i ka të përfunduara në drejtimin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, kurse ato master në drejtimin Menaxhment.

Agroni ka qenë i angazhuar si trajner për ‘Start UP Biznes’ ku ka trajnuar studentë e punonjës të kompanive. Po ashtu ka punuar si koordinator për themelim të biznesit privat në Agjensionin për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë në kuadër të projektit të NATO-s . Ka punuar si menaxher për monitorim të mediave elektronike në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Gjatë viteve  2011-2016 ka punuar në Prishtina Regional Enterprise Agency si ekspert në hartimin e strategjive për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe studime fizibiliteti për projekte të ndryshme për disa komuna të Kosovës si dhe kompani private. Njëkohësisht ka qenë i angazhuar në INFINIT si menaxher. 

Nga viti 2016 punon si menaxher i përgjithshëm në kompaninë ‘Behari’.

Agroni është kryetar i qendrës së Lëvizjes në Istog dhe asambleist i Kuvendit Komunal të Komunës së Istogut.

Arsimimi dhe përvoja e fituar në shumë institucione, organizata dhe kompani i kanë ofruar Agronit njohuritë e duhura për njohjen e rrethanave sociale, politike dhe ekonomike, parakushte të rëndësishme për pozitën e Kryetarit të Komunës. 

Kontribo

10 10 2021

Alban Krasniqi

Alban Krasniqi lindi në shtator të vitit 1974, në Malishevë.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Malishevë, ndërsa studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërsa tani është në përfundim të studimeve master në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, në Tiranë.

Në vitin 1997, ka punuar si mësimdhënës i gjuhës angleze në Carallukë. 

Nga viti 2000 – 2003, ka punuar  në disa organizata ndërkombëtare dhe njëkohësisht është angazhuar në jetën publike si aktivist rinor në organizata joqeveritare, gjegjësisht si kryetar i Rrjetit Rinor të Kosovës, si anëtar i bordit të Këshillit të përkohshëm të Platformës Civi-Kos dhe kryetar i bordit të Koalicionit Kosovar Kundër Korrupsionit (Nismë e shoqërisë civile). Ka qenë koordinator i Komponentës së Rinisë në programin KOSSAC të UNDP-së. 

Në vitin 2010, ka punuar si konsulent në Forum Syd Balkans Program.

 Në vitin 2010 është angazhuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si anëtar nga Lëvizja VETËVENDOJSE!.

Albani në kohën e luftës ishte pjesëtar i UÇK-së  në njësitin “Lumi”, e më vonë në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”.

Është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2007, ndërsa në vitin 2016 ka qenë koordinator i qendrës së Lëvizjes në Malishevë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Albani, është zgjedhur asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përgjatë mandatit të tij katër vjeçar, në cilësinë e kryesuesit të grupit të asambleistëve të Lëvizjes, ai ka qenë zë kryesor i qytetarëve në Kuvendin Komunal.

Albani është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Arsyet pse ka zgjedhur të kandidojë për kryetar të komunës së Malishevës janë të shumta, e para sepse e gjithë jeta, veprimtaria dhe angazhimi i tij është i lidhur ngushtë me Malishevën, në më shumë se katër dekada në të gjitha aspektet historike të zhvillimit dhe jetës shoqërore e politike në këtë komunë. 

Është angazhuar si aktivist i shoqërisë civile dhe si njëri nga të rinjtë nismëtar të bazave të një zhvillimi demokratik e institucional në komunën tonë pas lufte. Kjo përvojë kaq vjeçare e ka brumosur edhe më shumë që të jetë një idealist i pathyeshëm e, i guximshëm për t’u përballë me sfida e probleme dhe për të qenë gjithnjë i gatshëm në mbrojtje të interesit publik dhe për të mirën e komunitetit. 

Angazhimi i tij për Malishevën e ka shndërruar në një profesionist, kërkues në secilën fushë me interes publik, e ka ngritur intelektualisht, e ka bërë një aktivist të devotshëm që ka parim jetësor mbrojtjen dhe shtytjen përpara të interesave të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara, mbi gjitha që të jetë zë i qytetarëve dhe përfaqësuesve.

Është angazhuar me tërë qenien e tij që Malisheva të qeveriset nga një model i ri dhe nga një mendësi e re të cilën e përfaqëson Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe si kandidat, është me fokus për qytetarët pa dallim, sepse është komuna si njësi administrative, janë punëtorët, mjekët e mësimdhënësit, pensionistët e të rinjtë, të papunët, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, bizneset, bujqit, fermerët e blegtorët, gratë e vajzat, fëmijët dhe e ardhmja e tyre që presin këtë ndryshim, që të gjithë pa dallim e kanë pritur gjatë këtë çast për të ardhur një kryetar dhe një qeverisje që është në shërbim të tyre në funksion të interesit publik. 

Një kryetar që është i ndershëm, i përgjegjshëm e transparent, një lider mendjehapur dhe largpamës që e do Malishevën dhe që e çmon e ruan çdo vlerë të saj.

Malisheva do të qeveriset me program, me projekt dhe profesionalizëm, me duar të pastra, me zemër dhe me nder. 

Me Vetëvendosjen e Albanin si kandidat, së bashku me Listën fituese të kandidatëve, me ekipin e profesionistëve dhe ekspertëve Ne do t’ia kthejmë dinjitetin dhe shpresën Malishevës.

Do të qeverisim me qytetarët, për qytetarët  me dinjitet dhe respekt, me transparencë, llogaridhënie dhe gjithpërfshirje. 

Do të qeverisim me qytetarët dhe me dinjitet, transparencë, gjithpërfshirje e llogaridhënie për qytetarët.

Kontribo

09 10 2021

Abdyl Gashi

Abdyl Gashi u lind në prill të vitit 1989 në Artanë, ku edhe jeton.

Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në drejtimin e Arkitekturës, ndërsa studimet universitare në Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB Riinvest.

Ka qenë pjesë aktive e  Lëvizjes VETËVENDOSJE! që në fillet e saj. Nga viti 2014 drejton qendrën e Lëvizjes në Artanë si Kryetar qendre.

Në vitin 2017 u zgjodh asamblist i Kuvendit Komunal të Artanës.

Si Kryetar i ardhshëm i Artanës, Abdyli do të punojë në përmirësimin dhe zhvillimin e fushave të ndryshme të jetës në komunë, si arsimi e shëndetësia, bujqësia e infrastruktura, trashëgimia kulturore e turizmi.

Përmes alternativës qeverisëse për komuna, do ofrojë mbështetje për bujqit e fermerët duke krijuar kështu edhe vende të reja të punës për banorët.

Do punojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të shumta me rrugët e paasfaltuara, ujin e pamjaftueshëm dhe sistemin jo të mirëfilltë të ujërave të zeza.

Trashëgimia kulturore dhe turizmi janë asete të rëndësishme të komunës së Artanës, asete të cilat Abdyli së bashku me ekipin e tij do i shfrytëzojnë për  promovimin e komunës dhe hapjen e mundësive të reja të të bërit biznes.

Kontribo

26 01 2021

Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi është lindur më 27 prill të vitit 1982, në fshatin Rufc i Vjetër në komunën e Lipjanit. Jeton në Lipjan. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Faktulteti Filozofik, drejtimi Shkenca Politike dhe Administratë Publike. Ndërsa studimet master i ka vijuar në degën Shkenca Politike, Shoqëri Civile dhe Zhvillim Lokal. 

Gjatë viteve 2004 – 2009 ka punuar si mësimdhënës. Në dy vitet e fundit të këtij angazhimi ka qenë mësimdhënës në programin për të rritur “Edukimi Gjatë Gjithë Jetës”. Në katër vitet pasuese ishte shërbyes civil në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa përgjatë viteve 2013 – 2020 përfaqësoi Lëvizjen VETËVENDOSJE! si anëtar i KQZ-së. Vitin e fundit është angazhuar si këshilltar politik i Nënkryetares së Kuvendit të Kosovës dhe koordinator i Grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2013, dhe është angazhuar si Koordinator i asambleistëve të Lëvizjes dhe Kryesues i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës.

Angazhimi i tij si kryetar i ardhshëm do të fokusohet në qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve para qytetarëve; për një administratë publike efektive dhe fuqizim të qeverisjes lokale.

Kontribo