14 09 2019

Albin Kurti

Albin Kurti është kryetari i subjektit më të madh politik në vend, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si dhe kryeministri i katërt i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Albini iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb. Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi. Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

 Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Network) e avancuan atë në subjektin Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ai ishte Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! deri në mars të vitit 2015. Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në janar të vitit 2018 dhe i fitoi ato. Në periudhën 2005-2017, Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar nga pushtetet e UNMIK-ut, EULEX-it dhe Republikës së Kosovës. Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Kurti ishte kandidati që fitoi numrin më të madh të votave në vend. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019, Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! fitoi numrin më të madh të votave. Ai ka botuar me qindra artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

Kontribo

14 09 2019

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, z. Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontribo

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu u lind në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton. Studimet i ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik dhe aktualisht është duke vazhduar studimet në ciklin e dytë në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi E drejta Penale.

Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010 dhe është zgjedhur deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në katër legjislatura. Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Ajo është angazhuar sidomos në çështjet e drejtësisë.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, znj. Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së VII-të. Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu është emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti.

Albulena, konsideron që zgjedhjet e 14 shkurtit janë shumë të rëndësishme pasi që në këto zgjedhje përmes votës qytetarët do ta vulosin ndryshimin dhe do t’i hapin rrugën zhvillimit, arsimit, shëndetësisë e drejtësisë.

Albulena është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Kontribo

14 09 2019

Arbërie Nagavci

Arbërie Nagavci u lind më 29 mars 1970 në Gjakovë. Studimet universitare i përfundoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe si dhe atë Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet Master të Shkencave Juridike Ndërkombëtare. Ajo është e çertifikuar si trajnere dhe kryefasilituese në programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e edukimit, lidershipit dhe udhëheqjes arsimore si dhe në të drejtat e njeriut/fëmijës. Mund të veçohet programi për Lidership në Washington DC, programi i Pearson për mësimdhënës, të Nivelit të 5 të BTEC.

Ajo ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit. Që nga viti 2010 ka qenë e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare si: USAID, GIZ, Këshilli i Evropës, KulturKontakt Austria, MAShT, KEC etj. Nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë. Për dy vite ka qenë dhe mësimdhënëse e nivelit të 5-të për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Gjatë legjislaturës së VI-të si deputete e Kuvendit ka qenë anëtare e Komisionit për Arsim si dhe anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 znj. Nagavci u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës dhe me 26 dhjetor të po atij viti propozohet dhe votohet për Nënkryetare të Parë të Kuvendit të Kosovës. Ajo udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Arbërie Nagavci është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2013 dhe aktualisht është anëtare e Kryesisë.

Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontribo

14 09 2019

Arben Vitia

Arben Vitia u lind me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.

Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA..

Në zgjedhjet e fundit Arben Vitia është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Me 3 shkurt 2020, me formimin e Qeverisë Kurti, z. Vitia emërohet si Ministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vitin 2018 është zgjedhur Kryetar i Qendrës së Prishtinës ku vazhdon të jetë akoma. Arbeni është poashtu anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontribo

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

Fatmire Kollçaku

Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin në fushën e Epidemiologjisë. Ka vijuar studimet post-diplomike për Menaxhment Shëndetësor, në kuadër të Agjencionit Evropian në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Karrierën si mjeke e ka filluar në organizatën “Nënë Terezë”, në Prishtinë.

Në mesin e shumë trajnimeve të kryera janë edhe “Médicins Sans Frontièrs (Mjekët pa Kufij) – Trajnim mbi kujdesin psikologjik post traumatik”, “Forcimi i Kapaciteteve në Ministrinë e Shëndetësisë, Kosovë” dhe “Trajnimin për Menaxhimin e Programit/DFID 2005- 2006. Ajo ka vijuar “Shkollën Rajonale Verore mbi Sigurimet Shoqërore 2006”. Në kuadër të programit “Hope Fellowship” ajo ka kryer trajnimin dhe vizitën studimore në Washington: “Leadership Study Tour 2007″. Ka kryer trajnimin për Epidemiologji në Athinë, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional. Ka marrë pjesë në mbi dhjetë konferenca shkencore dhe kongrese, si autore dhe koautore me punime shkencore.

Deputete në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës 2004-2007, 2017-2019 dhe 2019-2021. Gjatë mandatit të pare ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Në legjislaturën e VI-të, ishte anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionit për Integrime Europiane. Ishte bashkëkryesuese e Komisionit Joformal të Deputetëve të Gjelbër. Në legjislaturën e fundit ajo e ka kryesuar Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe ka qenë anëtare e Komisionit pë Punë të Jashtme dhe Disaporë.

Nga viti 2000 ajo vazhdon të jetë e angazhuar në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë aktivitetit të saj 19 vjeçar në politikë, ka qenë e angazhuar në veçanti në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Aktualisht znj. Kollçaku është Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

14 09 2019

Fitore Pacolli

Fitore Pacolli është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Gracit, Austri, në programin “Ligji dhe Politika”. Studimet master i ka përfunduar në London School of Economics (LSE), Londër, drejtimi “Politika dhe qeverisja e Bashkimit Evropian”. Kurse studimet bachelor i ka përfunduar në London Metropolitan University, Londër, drejtimi “Politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, si dhe në Universitetin e Prishtinës, drejtimi “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”.

Në mandatin e parë të udhëheqjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë ka kryer detyrën e Shefes së Kabinetit të Kryetarit. Gjatë qëndrimit të saj në Londër ka qenë e angazhuar në zgjedhjet parlamentare në Britani, hulumtuese në International Diplomatic and Business Exchange si dhe aktiviste në Amnesty International UK. Ka 11 vite përvojë pune në mësimdhënie në kolegje dhe institucione edukative.

Gjatë periudhës 2017-2019 dhe 2019-2021 ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përgjatë legjislaturës së fundit, znj. Pacolli ka qenë zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe anëtare e Komisionit për Integrim Evropian. Si dhe e ka udhëhequr Asamblenë Parlamentare të SEECP-së, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Fitore Pacolli është Nënkryetare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe anëtare e Kryesisë së Lëvizjes.  

Kontribo

14 09 2019

14 09 2019

14 09 2019

Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka ka lindur më 12 Tetor 1973 në Prizren.

Gradën doktor i shkencave të psikologjisë sociale e ka fituar në Universitetin “Ludwig Maximilian” në Mynih të Gjermanisë, drejtimi kryesor në Shkenca Psikologjike dhe drejtimi dytësor në Shkenca Politike. Studimet post-diplomike master i ka kryer gjatë viteve 1998 – 2001 në Universitetin Bogazici në Stamboll, në drejtimin Psikologji Sociale. Studimet universitare po ashtu i ka përfunduar në Universitetin Bogazici në Stamboll, në departamentin e shkencave sociale në psikologji.

Ka qenë njëri ndër themeluesit e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka ligjëruar Metodat e Hulumtimit Deskriptiv, Metodat Eksperimentale, Statistikë, Metodat Hulumtuese të Avancuara dhe Analiza dhe Modifiki i Sjelljes. Po ashtu deri në vitin 2014 ka qenë udhëheqës i ekipit për Hulumtime, Politika, Çështje Gjinore dhe Komunikim në UNDP-Kosovë. Ka punuar në shumë hulumtime zhvillimore dhe analiza të ligjeve dhe politikave. Ndër raportet më të rëndësishme në të cilat ka punuar janë Raportet e Zhvillimit Njerëzor.

Mytaher Haskuka është zgjedhur dy herë deputet në Kuvendin e Kosovës. Gjatë mandatit të parë ai ka qenë edhe anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 është zgjedhur Kryetar i Komunës së Prizrenit.

Si kryetar komune ka përmbushur apo është në përfundim të 95% të premtimeve elektorale, andaj si kryetar që e mban fjalën, dëshiron ta vazhdojë mandatin ashtu që ta bëjë Prizrenin qytet të gjelbër, me zonën më të madhe për këmbësorë në rajon dhe kryeqytet të zhvillimit, prodhimit, turizmit, kulturës dhe rinisë.   

Përveç gjuhës amtare shqipe, Mytaheri flet atë angleze, turke, serbo-kroate, boshnjake dhe maqedone.

Haskuka është i martuar dhe i ka dy fëmijë.

Kontribo

14 09 2019

14 09 2019

Tinka Kurti

Tinka Kurti është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ajo u lind  në vitin 1989, në Gjakovë. Ka përfunduar studimet për Gazetari në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2008 ajo ka punuar si gazetare në disa prej mediave të Kosovës, përfshirë televizionin nacional KTV, rrjetin e gazetarisë hulumtuese BIRN (gazeta “Jeta në Kosovë”) dhe në organizatën ÇOHU. Znj. Kurti me një ndjeshmëri të madhe ka shkruar për varfërinë e pabarazinë. Ka botuar disa shkrime autoriale rreth të drejtave të punëtorëve, barazisë sociale dhe skandaleve politike. Ndër të tjera, ajo është edhe autore e disa shkrimeve letrare. Shkrimet e saj janë pjesë e angazhimit dhe aktivizmit politik. 

Si aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ajo ka udhëhequr për një kohë Sekretariatin për Media dhe Komunikim. Vitin e fundit ka jetuar në Vjenë të Austrisë prej nga dëshiron t’i sjellë si ide projektet më të dobishme për jetën e qytetarëve. 

Tinka është nënë e një vogëlushi dhe është e martuar.

Kontribo