14 09 2019

Enver Haliti

74

Shkrime

Emri i plotë

Enver Haliti

Enver Haliti u lind më 20 janar 1977 në Ferizaj. Studimet bazike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik. Ndërsa, ato të nivelit Master i ka vijuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, drejtimi Menaxhment. Ai flet dy gjuhë të huaja, frëngjisht dhe anglisht.

Në vitin 1999 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, Zona Operative e Dukagjinit. Enver Haliti prej më shumë se 15 vitesh është aktiv në jetën politike, ku ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse partiake dhe në institucione publike lokale, ekzekutive dhe legjislative. Në vitin 2014 ka udhëhequr me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pastaj Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Ferizaj, ndërsa në vitin 2016 është bërë pjesë e Asamblesë Komunale në Ferizaj.

Ai iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qershor të vitit 2017. Në zgjedhjet komunale të po atij viti, Enver Haliti ishte bartës i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa gjatë këtij mandati ai u zgjodh edhe kryesues i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Asamblenë Komunale të Ferizajt.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Enver Haliti u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në legjislaturën e VII.

Aktualisht, Enveri është Nënkryetar i parë i Qendrës së LVV-së në Ferizaj dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.