14 09 2019

Gani Krasniqi

9

Shkrime

Emri i plotë

Gani Krasniqi

Gani Krasniqi u lind më 23.11.1950 në Carrallukë të Malishevës. Është veprimtar i shquar atdhetar.
Ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Ganiu vjen nga familje dëshmoresh që luftuan për çlirimin e atdheut.
Ai u angazhua qysh herët në Lëvizjen çlirimtare në Llapushë dhe gjithë Kosovën, dhe ishte pjesëmarrës i ngjarjeve të pranverës së vitit 1981, si dhe veprimtar i dalluar në lëvizjen e padhunshme të viteve ’90. Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e para për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ishte promotor i Këshillit të Financimit dhe Këshillit të Emergjencës për Malishevën dhe gjithë Kosovën. Ai është një nga themeluesit dhe drejtues shumëvjeçar i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë, si dhe një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së për Llapushë dhe gjithë
Kosovën. Ai shërbeu si udhëheqës i administratës civile në territorin e lirë në Llapushë e Kosovë. Ndërkaq gjatë periudhës 2000-2007 shërbeu si kryetar i komunës së Malishevës.

Gjatë viteve 1981-1998, Gani Krasniqi ishte aktiv me pjesëmarrje në shumë ngjarje politike në Kosovë. Por, ideali i tij jetësor, që ka përkufizuar gjithë veprimtarinë e tij atdhetare, ishte liria e Kosovës dhe bashkimi i trojeve të copëtuara shqiptare. Ideal qytetar e intelektual i tij është liria dhe Bashkimi Kombëtar.