Mirlinda Tishuku Sadiku
Profili
Emri i plotë
Mirlinda Tishuku Sadiku
Mirlinda Tishuku – Sadiku u lind me 19 shkurt 1976, në Isniq të Deçanit. Ajo përfundoi studimet e nivelit master në Fakuletin e Kulturës Fizike, në Prishtinë.
Nga viti 1999-2006 ka punuar si përkthyese e gjuhës angleze dhe serbe në Stacionin Policor të Vitisë. Mirlinda punon si mësimdhënëse në SHMP – “Jonuz Zejnullahu” në Viti.
Aktualisht është në mandatin e dytë si Këshilltare Komunale në Viti dhe Nënkryetare e Qendrës së Lëvizjes në Viti.
Është e martuar dhe ka një fëmijë.