Yllza Hoti

5

Profili

Emri i plotë

Yllza Hoti

Yllza Hoti u lind në shtator të vitit 1995, në Prizren. Studimet i përfundoi në RIT Kosovo (Universiteti Amerikan i Kosovës) në drejtimet Menaxhment, Ekonomi, dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ndërsa një vit të studimeve e përfundoi në ShBA si pjesë e programit për shkëmbim të studentëve. Në temën e saj të diplomës ajo ka identifikuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset e sektorit të teknologjisë së komunikimit në Kosovë, si dhe mundësitë për zhvillim të mëtejmë.

Yllza punon si Koordinatore për Pranim të Studentëve në Universitetin Amerikan të Kosovës. Gjatë studimeve Yllza është angazhuar edhe si vullnetare në klube të ndryshme të studentëve. Ajo ka qenë Presidente e Klubit të Bamirësisë, Sekretare e Klubit të Ekonomistëve, si dhe e Klubit të Mjedisit të RIT Kosovo. Është fituese e disa bursave dhe çmimeve të ndryshme, duke përfshirë çmimet “Outstanding Scholar” dhe “Excellence in Student Life” nga Rochester Institute of Technology në New York.