Lajmet e fundit

Lëvizja VETËVENDOSJE! anëtarësohet në Grupin Socialist të Këshillit të Evropës

26 Prill 2017 - E mërkurë 1:14

Shprendaj me te tjeret

Aida Dërguti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është një prej përfaqësuesëve të delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili po zhvillon këto ditë punimet në Strasburg. Nëpërmjet deputetes Dërguti, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka aplikuar për t’u bërë pjesë e grupacionit të partive social-demokrate të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky grupacion njihet me emrin “Grupi Socialist” i Këshillit të Evropës, dhe në të bëjnë pjesë të gjitha partitë evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik. Aplikimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është miratuar zyrtarisht ditën e djeshme nga Grupi Socialist, ku sot e tutje Aida Dërguti merr pjesë si anetare. Është hera e pare që një përfaqësues i Kosovës bëhet anëtar i këtij grupimi, dhe deputetja Dërguti synon që ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi për të çuar përpara interesat e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar, si dhe vlerat e solidaritetit dhe luftën kundër pabarazisë.

 

Prishtinë, 26 prill 2017

Lëvizja VETËVENDOSJE!