19 02 2019

Qendra Artanë: padit Kryetarin e Komunës për konflikt të interesit

Qendra në Artanë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes Kryetarit të saj Abdyl  Gashi ka parashtruar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Artanës (Novoberdës), Svetislav Ivanoviq për punësimin e paligjshëm, pa asnjë konkurs publik të bashkëshortes së tij, Vesna Ivanovic, duke e paguar me pagë mujore në shumën prej 555.62 € (bruto).

Lëvizja e akuzon Ivanoviqin për veprën penale të konfliktit të interesit, sipas nenit 424 par.1 të KPRK-së. 

Po ashtu, Qendra e Lëvizjes në Artanë e akuzon bashkëshorten e Kryetarit të Artanës edhe për faktin se pothuajse asnjë ditë deri më tani nuk është paraqitur në vendin e saj të punës, duke lënë të mendohet fakti se i pandehuri Sevtislav Ivanoviq e ka punësuar bashkëshorten e tij vetëm me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij.

Qendra në Artanë i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Gjilan, që në bazë të autorizimeve ligjore, të fillojë hetimin kundër të pandehurit  Svetislav Ivanovic, ndaj të njëjtit të ngrejë aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm dhe të kërkojë shpalljen e tij fajtor dhe dënimin e parashikuar nga ligjet përkatëse.

Kontribo

19 02 2019

E ardhmja e arsimit parauniversitar – kurrikula dhe tekstet shkollore

Cikël diskutimesh profesionale mbi 10 vitet e decentralizimit në arsimin parauniversitar

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon angazhimin intensiv për trajtimin e problemeve të arsimit parauniversitar.

Në ambientet e Kuvendit, Komiteti për Arsim dhe Shkencë mbajti sot tryezën e dytë të cilklit të tryezave profesisionale. Temat kryesore ishin mbi problematikat e zbatimit të Kurrikulës së re dhe tekstet e materialet mësimore.

Parashtrimin kryesor e mbajti drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës Selim Mehmeti, ndërsa profesionistët e pranishëm shpalosën kritikat dhe sugjerimet për kurrilën e re shkollore dhe problematikat e lidhura me të.

Reforma kurrikulare ka filluar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës që prej vitit 2008. Udhëheqja e këtij procesi parashihej të bëhej nga divizioni i kurrikulës në ministri, drejtoria komunale e arsimit dhe drejtoritë e shkollave. Mirëpo, divizioni vuan nga mungesa e stafit, detajimi i përgjegjësive dhe mosimpenjimi në proces, ndërsa drejtoritë komunale dhe ato shkollore i shmangen problematikave të zbatimit të reformës.

Po ashtu, kurrikula e re nuk i përfshin ekspertët e fushës, madje deri në atë pikë sa fakulteti i edukimit ndihet i lënë jashtë këtij procesi. Ekspertët e fushave nuk po ia mbërrijnë që ekspertizat e tyre të futen në kontakt me mësimdhënësit.

Përsa i përket zhvillimit të mësimdhënësve, mungesa e standardeve të lëndëve mësimore, ndryshimi i vazhdueshëm i normativave dhe i kualifikimeve, trajnimet me bazë kompetencat dhe jo ato me qasje të integruara e kanë cënuar së shumti zhvillimin e mësuesve. Nga ana tjetër, trajnimet e mësimdhënësve përgjithësisht janë të varur nga projektet dhe financimet ndërkombëtare dhe politikat tona për kanalizimin e këtyre mbështetjeve mungojnë. Ndërsa për sa i përket teksteve mësimore, ata vuajnë nga mbigarkesa me përmbajtje, kompozimi i dobët dhe gjuha diskriminuese, sidomos ndaj grave.

Në përfundim, u përmblodhën edhe rekomandimet e dala nga tryeza, ku u tha:

Duhet një analizë, strategji dhe vizion për përmbajtjen dhe metodat për të cilat kanë nevojë mësimdhënësit tanë;
Zbatimi i kurrikulës së re duhet avancuar me sugjerimet dhe kritikat për të;
Shkollat duhet të jenë vendi kryesor ku punohet me kurrikulat;
Planifikimi i kurrikulave duhet parë si i vetmi mekanizëm krijues për mësimdhënësit dhe jo si procedurë administrative;
Duhet ngritur një komision për vlerësimin e gjuhës dhe vlerave shoqërore të përdorura në tekstet shkollore;
Duhet mbështetje më e madhe buxhetore për zbatimin e reformës kurrikulare dhe mbikqyrje zbatimit të tij;
Mekanizmat mbështetës si shërbimet dhe aktivat profesionalë kanë nevojë për forcim;
Sistemi ka nevojë për një institucion përgjegjës për orientimin dhe koordinimin e politikave të partnerëve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve;
Mënyra e dhënies së trajnimeve është për t’u ndryshuar dhe institucionalizuar;

Lëvizja do ta vazhdojë përpjekjen për cilësinë në arsimin parauniversitar, duke u organizuar me profesionistët e dashamirësit e arsimit.

Në radhë është diskutimi për arsimin profesional dhe këshillimin e karrierës për nxënësit në vendin tonë.

Kontribo

15 02 2019

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen një Kosove të bashkuar

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë në lidhje me të drejtat e shkelura të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku foli anëtari i Kryesisë dhe deputeti Rexhep Selimi. Gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore mbetet e nderë, pa zgjidhje dhe shumë herë e manipuluar nga forcat politike shqiptare.

Të gjithë mekanizmat diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë janë pezulluar nga revanshi i Thaçit dhe nuk po merren me kritikat zyrtare ndaj Serbisë për kapitujt 23 dhe 24 kushtëzuar nga BE-ja, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, të drejtat e pakicave kombëtare dhe krimet e luftës. Po ashtu, këtu nuk përjashtohet edhe kapitulli 35, që ka të bëjë me Kosovën. Ndërkohë, aktualisht Serbia vepron në mënyrë të organizuar drejt zmbrasjes së heshtur të luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Në këtë vit po bëhen 20 vite prej masakrave që shteti serb ka kryer anëkend Kosovës dhe nuk gjendet aktualisht asnjë i dënuar apo i hetuar për krime lufte lidhur me këto masakra. Edhe një që ishte për rastin e krimeve në Podujevë u lirua pa përfunduar dënimin vitin që shkoi nga gjykata. Deputeti Selimi kujtoi edhe vizitën e Ramës në Preshevë para disa vitesh për të vënë në pah faktin se personat që kishin ngritur flamujt kombëtar shqiptar gjatë vizitës ishin arrestuar menjëherë pas largimit të Kryeministrit të Shqipërisë, duke qenë se flamujt kombëtarë shqiptarë janë të ndaluar në këtë rajon. Qasja e Serbisë nuk ka ndryshuar as ndaj krimeve kundra Kosovës as ndaj shtypjes mbi shqiptarët e luginës.  

Deputeti Selimi përsëriti qëndrimin e Lëvizjes për Kosovën Lindore duke thënë se, “nuk duhet të harrojmë se atje ka ndodhur një referendum në vitin 1992 dhe ai referendum do të duhej të respektohej dhe të ishte bazë për të avancuar të drejtat e tyre deri në të drejtën për bashkimin me Kosovën. Po ashtu, ka pasur një deklaratë të udhëheqësve politik shqiptarë të këtyre komunave në vitin 2006 në të njëjtën frymë dhe për të njëjtën gjë si referendumi i vitit 1992. Pra, çfarë duhet të ndodhë? Po, duhet të ndodhë bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por me Kosovën e bashkuar. Pra, bashkimi i tyre nuk do të duhej ta kishte çmimin e ndarjes së Kosovës, por një Kosovë e bashkuar do të duhej të ishte mikpritësja e bashkimi edhe të atyre tri komunave shqiptare si rrugë dhe hap i domosdoshëm drejt bashkimit kombëtar”

Ky nuk është momenti që shqiptarët të bëjnë lëshime nga rruga e tyre e drejtë, por ta shfrytëzojnë faktin se e kemi në dorë procesin e integrimit të Serbisë në BE. Kjo mundësi duhet shfrytëzuar për ta kushtëzuar Serbinë dhe për ta ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës. Integrimi i Serbisë në BE duhet të kushtëzohet të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe jo të manipulohen shqiptarët e asaj ane që Serbia të integrohet.

Kontribo

14 02 2019

E ardhmja e arsimit parauniversitar

Cikël diskutimesh profesionale mbi 10 vitet e decentralizimit në arsimin parauniversitar
Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet intensivisht për trajtimin e problemeve e arsimit parauniversitar. Në dekadën që po lemë pas kanë ndodh shumë ndryshime në këtë nivel të arsimimit, jo patjetër për të mirë.

Po ashtu, në ambientet e Kuvendit Komiteti për Arsim dhe Shkencë nisi sot një cikël tryezash profesionale ky tre temat e sotme ishin menaxhimi i institucioneve shkollore, partizimi dhe sigurimi i cilësisë.

Dikustimin kryesor mbi këto çështje e mbajti prof. Dukagjin Pupovci. Ndërsa në prezantimin e të gjithë profesionistëve të pranishëm shpalosën kritikat dhe defektet e këtyre 10 viteve të decentralizimit të kompetencave.

Të pranishmit në tryezë treguan se si instrumentalizim partiak i arsimit parauniversitar në kombinim me mungesën e politikave zhvillimore arsimore ka sjellë një gjendje të shkollave ku inspektimi i tyre është tepër i dobët, ka shumë shkolla me paralele të ndara, ka tepri mësimdhënësish, shkollat profesionale s’ndërlidhen me praktikën, prindërit e nxënësve nuk angazhohen në shkolla dhe nuk u kushtohet vëmendje fëmijëve me aftësi të kufizuara. Më së shumti, sistemi vuan nga mungesa e një analize totale të gjendjes, shkaqeve dhe të propozimeve që do ta nxirrnin nga kjo situatë.

Në përfundim të tryezës u renditën edhe rekomandimet e dala prej saj:
• Nevoja për studim të gjerë në nivel vendi mbi procesin e decentralizimit në arsimin parauniversitar dhe mbi politikat e reformat e ndjekura për të;
• Angazhimi kundër pabarazisë midis nxënësve dhe mësimdhënësve;
• Një vizion për arsimin për të ardhmen e vendit;
• Departizimi i emërimeve në drejtori, shkolla dhe në institucionet e tjera arsimore;
• Mbështetja në nivel komunal me resurse, decentralizim kompentencash në nivel shkolle dhe rritje e llogaridhënies ndaj tyre;
• Përfshirja e prindërve të nxënësve në punën e shkollave dhe në lehtësimin e punës së mësimdhënësve;
• Standardizimi dhe transparenca e veprimtarive të shkollave;
• Mekanizma të rinj institucional për garantimin e cilësisë së arsimit;
• Gjithpërfshirja në arsimimi me fokus të posaçëm për fëmijët me nevoja të posaçme.

Tryeza e ardhshme mbahet me 19 shkurt dhe do të trajtojë temën e teksteve shkollore dhe kurrikulës.

Gjatë ditës së djeshme grupi jonë parlamentar i dorëzoi kërkesë Kuvendit për organizimin e një Debati të veçantë mbi përgjegjësinë e Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

Kontribo

14 02 2019

Nga takimi i gjashtë i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të LV-së, Glauk Konjufca dhe deputetja Albulena Haxhiu, po qëndrojnë në Strasburg në takimin e gjashtë të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë.

Temat e këtij takimi do të jenë dialogu me Serbinë, situata sociale dhe ekonomike, transformimi i FSK si dhe liberalizimi i vizave.

 

Kontribo

14 02 2019

Kërkesë për debat të veçantë parlamentar mbi organizimin e arsimit parauniversitar

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dorëzoi kërkesën që Kuvendi i Republikës së Kosovës të organizojë një Debat të veçantë parlamentar në lidhje me përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

 

Debat parlamentar organizimi i arsimit parauniversitar

Kontribo

13 02 2019

Degët e pushtetit në Telekom

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi sot aksion simbolik në Telekomin e Kosovës për të vazhduar denoncimin e shfrytëzimit partiak të kësaj ndërmarrjeje publike. Pas aksionit të ngjitjes së parullave ku shkruheshin emrat e partive kryesore në pushtet dhe poshtë tyre fraza “dega Telekom”, anëtarja e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë Rinë Zhitia mbajti një komunikatë.

Kjo ndërmarrje shumë fitimprurëse për gjithë këto vite të pasluftës është shfrytëzuar, dëmtuar dhe vjedhur si nga punësimet partiake dhe nepotike të pushtetarëve, po ashtu edhe nga kontratat e dëmshme korruptive si ajo e Z-Mobile. Telekomi është shndërruar në hambar të punësimeve partiake. Qëllimi pas këtyre politikave shkatërruese është privatizimi i ndërmarrjes. Javën e kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE!, por edhe mediat e vendit, vunë në pah skandalin e punësimeve të fundit të 200 personave në Telekom, ku të gjithë të punësuarit ishin familjarë dhe miltantë partiak. Ndërsa ditë më parë dëgjuam nga mbledhja e Qeverisë për fillimin e vlerësimit të Telekomit për ta çuar atë drejt privatizimit.

Aktivistja Rinë Zhitia pas aksionit u shpreh se, “subjektet e koalicionit qeverisës PDK, AAK dhe NISMA e kanë bërë Telekomin e vendit si Degë të tyre partiake ku rehatohen njerëzit dhe klientela e tyre. Meqenëse vetëm kohëve të fundit janë bërë qindra punësime të tilla, ne sot, në mënyrë simbolike, po vendosim llogot e këtyre partive me degën e tyre në Telekom. Kjo sepse sot hapësirat e punës së Telekomit, janë shndërruar në zyre të partive në pushtet”.

Nga zyrat e Telekomit, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të nxjerrë në verën e vitit të kaluar, e cila thotë saktësisht të kundërtën e kësaj që po bën aktualisht kjo Qeveri. Po ashtu, Prokurorisë i bëjmë thirrje të fillojë hetimet e menjëhershme në lidhje me këtë skandal të punësimeve pa kriter, pa nevojë dhe me qëllim shkatërrimin e Telekomit. Telekomi ka potencial për t’u zhvilluar financiarisht dhe për t’u zgjeruar në tregun e Kosovës. Privatizimi i Telekomit është thjeshtë privatizim i fitimit dhe nacionalizim i humbjes.

Kontribo

13 02 2019

Ngushëllime për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë

Është tronditës lajmi, ku raportohet se deri më tani trembëdhjetë persona kanë humbur jetën, kurse shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të prekur nga kjo tragjedi njerëzore, humbje e madhe për familjarët që ka prekur opinion e gjerë, Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të atyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Ndërsa, për të gjithë të lënduarit urojmë të marrin trajtimin e nevojshëm dhe të shërohen sa më parë!

Kontribo

13 02 2019

Takim me diplomatin Kai Eide

Në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, pritën në takim diplomatin norvegjez, z. Kai Eide, dhe përfaqësuesen e Qendrës Norvegjeze për Zgjidhjen e Konflikteve, znj. Siri Skare. Mysafirët nga Norvegjia ishin të interesuar të mësonin më shumë mbi situatën në Kosovë dhe qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me negociatat Kosovë-Serbi. Kryetari Kurti shpejgoi planin me katër hapa të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me dialogun: (1) vlerësimin në Kuvend të 33 marrëveshjeve të arritura në periudhën 2011-2017, (2) shtrimin e kërkesave tona ndaj Serbisë si borxhli i yni, (3) hartimin e platformës me parimet e negociatave, dhe (4) ngritjen e ekipit negociator me udhëheqje kredibile. Ai më tej shtjelloi mënyrën se si Thaçi dhe Vuçiq janë kthyer në pushtetarë autoritarë dhe anakronikë, duke i përngjarë gjithnjë e më shumë feudalëve që bënin pazare të fshehta me territore.

Palët u dakorduan që t’i zhvillojnë më tej kontaktet edhe në të ardhmen.

Kontribo

12 02 2019

Tubim në Harilaq

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Kryetarja e Qendrës në Fushë Kosovë, Albana Gashi, aktivisti Avni Zogiani dhe asambleistë të Lëvizjes në këtë komunë mbajtën takim me qytetarët e fshatit Harilaq për të diskutuar mbi problemet e fshatit dhe komunës në përgjithësi, por edhe mbi ngjarjet politike në Republikën e Kosovës.

Shqetësimi kryesor i banorëve të fshatit Harilaq është vendimi i Qeverisë që në këtë fshat të hapet deponia e madhe e mbeturinave të rrezikshme. Për këtë, qytetarët janë kategorikisht kundër. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet qytetarët e këtij fshatit që nuk janë konsultuar fare nga Qeveria në lidhje me këtë vendim tejet të dëmshëm për një deponi të tillë që nuk ekziston askund në rajon.

Në këtë tubim, po ashtu u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit sa i përket procesit të dialogut dhe përpjekjen e rrezikshme të presidentit Thaçi në aventurën e tij që tashmë i është bashkuar edhe ekipi negociator. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë të bashkuar në kundërshtim të çdo përpjekje për të coptuar a dëmtuar integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kontribo

11 02 2019

Fjalimi i Albin Kurtit në Samitin për Paqe, Siguri dhe Zhvillim Njerëzor në Seul

Në vijim është teksti i fjalimit Kryetarit Albin Kurti në anglisht në një samit ndërkombëtar kushtuar paqes, sigurisë dhe zhvillimit njerëzor e cila u mbajt në Seul të Koresë Jugore. Këtu merrnin pjesë krerë dhe ish krerë shtetesh e qeverish nga mbarë bota, si dhe deputetë, akademikë e liderë fetarë. Nga Kosova e Shqipëria edhe ish presidentët tanë Fatmir Sejdiu e Alfred Moisiu si dhe ish kryeministri Bajram Kosumi.

Excellencies, Ladies and Gentlemen, Sisters and Brothers, Dear Friends,

I am honored and excited to participate in the International Summit of the Universal Peace Federation. This is my first time at a UPF event and my first time in Seoul and Korea. But, I feel as if I have been here before, and I have seen all of you somewhere else. Perhaps I feel this way because we have come together as people who are together even when we are not, as we share a joint battle – one for peace and unity, equality and security, prosperity and justice.

Thank you for the invitation and the opportunity to join you here today.

“The most beautiful dreams about freedom are dreamed in prison” said Friedrich Schiller back in his time. Similarly, one could hold that the best dreams about peace are dreamed at a time of war. Likewise, the best aspirations for unification and integration are dreamed by people who are divided, by members of families who are separated, by citizens who are kept apart forcefully.

I have personally known and experienced oppression and prison, war and separation; however, I have only found them blended into one, as never before, in the forerunner of our liberation movement, the ambassador for peace, and laureate of the Saharov peace prize, Mr. Adem Demaçi, whose biography and life experience so closely resemble the martyrized and triumphant experience of the freedom and peace-loving spirit of the founder of the Universal Peace Federation, Reverend Sun Myang Moon.

I was lucky to have had the extraordinary opportunity to be an activist and work with Mr. Demaçi when he was the political representative of the Kosova Liberation Army in the late 1990s.

As a writer, a dissident intellectual, a liberator and a progressive politician, he was unjustly convicted to 28 years in prison. However, this long suffering in prison, Demaçi would compare to a candle that burns and fades in the dark to make light for those around it – his friends, his people. He passed away last summer but will keep lighting us forever and ever.

For Demaçi, his release from prison, at a time when Kosova and other Albanian lands were still under occupation, was, in his words, like walking out of one smaller prison and back into a larger prison that had locked an entire nation inside its walls.

Upon the successful conclusion of the joint international campaign to liberate Kosova, Adem Demaçi advised his Albanian compatriots to restrain from identifying innocent Serb citizens with proponents of the invasive Serbian regime. “Yesterday, we fought against Serbian chauvinists,” – he would say, – “Now, it is our responsibility to protect our Serbian neighbors, who should be treated as equal citizens in the Republic of Kosova.” He would then conclude in his style: “If any Albanian thinks of attacking an innocent Serb, let them come and attack my son, Shqiptar (trnl. Albanian)”.

Ladies and gentleman,

Now, I am a Member of Parliament and I represent and lead the new opposition in Kosova, which has at its core the goal of genuine peace. Experience has proven to us that false peace, as the philosopher Lu Xun says, is just a temporary truce and is conceived with new war. Bad peace agreements can become worse than their absence altogether. True and lasting peace is only righteous peace.

There is peace in prison, there is also peace in the cemetery. Unfair peace is a frozen conflict, an imminent conflict, and a potential outbreak. Without true freedom, we rather get the people’s suppression and social closure, similar to dynamite, the more suppressed it is, the stronger its later explosion.

The place where I come from, Kosova, and the Albanian lands, are a fertile ground for the healthy seed of peace. The universal values and principles for global peace and harmony are embodied in the code of life of the people of Scanderbeg and Mother Teresa. But, the Albanian people continue to be divided, fragmented and threatened by further division and fragmentation and a frozen and always threatening conflict. “Territory can be divided, but the people cannot”, emphasized Reverend Moon.

Such dangers and threats are becoming more and more common in our time. That’s why hard work is needed for peace, and, maintenance of peace demands much labour, too.

Peace without security is a temporary peace. Security without peace is a security for the few. We need both, peace and security, hand in hand, together, jointly. Yet, this remains a rather static vision, if there is no development. Whereas peace and security remind us of space, it is development which brings in time. Space-wise we should have peace and feel safe. Time-wise we should develop, we shall make progress, as humans, as citizens, as societies, as people.

In order to achieve this, we must win. And for the victory we are seeking, we must come together. What unites us as people is even more important than what leads us ahead. Struggle is togetherness. Interdependence and intersubjectivity comprise a plain of immanence as a platform where social engagement and political institutions emerge. We certainly have differences, but everywhere and all of the time, we have way more things in common. We shall always begin from what we have in common. And, that is another plain, the plain of universality. Therefore, to our insistence on universal values, I believe we could add universality as a value.

Dear participants of the Summit,

What may seem not that probable, together we make it more than possible. Peace unites us, and, for peace we come together. Because we learn peace, through education and life, at schools and at homes.

Just as Reverend Moon and Mother Teresa emphasized, peace begins at home, in the family, begins in the heart and soul of each.

Thank you.

Kontribo

10 02 2019

Homazhe në nderim të Monit dhe Arbenit

Jehona e 10 shkurtit nuk ka të sosur!

Me rastin e 12 vjetorit të demonstratës së 10 Shkurtit 2007 Lëvizja VETËVENDOSJE! vizitoi familjet e dëshmorëve të kombit Arben Xheladinit dhe Mon Balajt dhe mbajti homazhe në nder të tyre. Më 10 Shkurt Arben Xheladini dhe Mon Balaj marshuan paqësisht për Republikën dhe u vranë pabesisht nga forcat e UNMIK-ut.

10 Shkurti është vazhdimi i përpjekjes së popullit të Kosovës, e cila nuk u bë për zëvendësimin e shtypjes koloniale me sundim ndërkombëtar, por për pavarësi dhe barazi mes popujsh. Më 10 Shkurt u ngritëm kundër Planit të Ahtisaarit të 2 shkurtit 2007, i cili Republikën e mendonte jo të pavarur, por të mbikqyrur me sundimin politik dhe policor ndërkombëtar, dhe jo Republikë me vetëvendosje popullore, por si bashkësi komunitetesh etnike. 10 Shkurti ishte marshi paqësor i një populli për vetëvendosje, kundër një ideje që e mohonte me plumba edhe popullin, edhe parimin e vetëvendosjes, edhe sovranitetin e Republikës.

Për të rënët e 10 shkurtit kurrë nuk pati drejtësi. Përgjegjësit e dy vrasjeve dhe urdhëruesit e tyre nuk u përballën kurrë me drejtësinë.

Në homazhet e bëra, pranë varrit të djalit të tij, babai i Arben Xheladinit, Shaban Xheladini u shpreh duke thënë, “djemtë tanë nuk konsiderohen si mbrojtës të Kosovës. Bile, ish-Kryetari i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi para do vitesh u vu në mbrojtje të policëve rumun botërisht në televizion duke thënë se Arbenin dhe Monin nuk i ka vrarë policia rumune, por i ka vrarë Lëvizja VETËVENDOSJE!. U vu në mbrojtje të atyre që me t’u kthyer në Rumani parlamenti rumun i dekoroi dhe shpërbleu se e kanë kryer punën mirë”.

Në homazhet për Mon Balajn, vëllai Fahri Balaj duke falenderuar të pranishmit për homazhet tha, “Ne si familje besojmë që Moni dhe Arbeni ishin në rrugën e drejtë, siç jemi të bindur se për çdo ditë dhe në vazhdimësi duhet të punohet për Kosovë dhe Shqipëri”.

Nderime u mbajtën edhe në vendin ku ranë Arbeni dhe Moni ku foli edhe Glauk Konjufca, “të mos harrojmë që Kosova i ka edhe dëshmorët e pas luftës, siç janë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, sepse këta janë dëshmorë të vullnetit të popullit dhe të shoqërisë tonë për liri dhe vetëvendosje!”

Kosova me parimin e vetëvendosjes nuk është subjekt problematik, por mënyra e zgjidhjes së njërit prej problemeve të Serbisë dhe mënyra e zgjidhjes së një pjesë të çështjes shqiptare. Dëshmia e Arben Xheladinit dhe e Mon Balajt është dëshmia se paketa e Ahtisaarit për statusin e Kosovës ishte me kushtin që t’ua mbyllte gojën shqiptarëve, dëshmia e një Republike me gjuhën e prerë. Kosovës i janë kufizuar aftësitë me shtypjen e parimit të vetëvendosjes.

Lavdi Monit dhe Arbenit!

Kontribo

08 02 2019

Punësimet përmes të cilave po tentojnë të shkatërrojnë Telekomin

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me punësimet shkatërruese për Telekomin ndër vite. Drejtuesi i komitetit për Komunikim Elektronik dhe Postar, Fatban Bunjaku dhe sekretari i Qendrës së Prishtinës, Valdrin Ahmeti në fjalët e tyre paraqitën me fotografi emrat e punësimeve të fundit arbitrare dhe partiake që po e thellojnë degradimin e këtij institucioni.

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje strategjike për ekonominë dhe sigurinë e vendit. Pas luftës ndërmarrja u bë funksionale dhe fitim-prurëse. “Në vitet e fundit ky regjim është angazhuar për shkatërrimin e Telekomit dhe krijimin e një krize artificiale financiare, në mënyrë që t’i krijojnë argumentet e tyre për privatizim dhe që përgjatë kësaj rruge të përfitojnë edhe vet financiarisht nga zhvatja e kësaj ndërmarrje”, tha Bunjaku.

Kriza u krijua qëllimshëm përmes degradimit teknik, kontratave të dëmshme ku ajo me Z-Mobile është vetëm maja e Asjsbergut dhe përmes punësimeve partiake që po ia rrisin shpenzimet operacionale ndërmarrjes dhe duke ia bllokuar operacionet e tjera.

Punësimet partiake janë skemë kriminale për të cilat do të duhej të fillonin hetimet. Ndërkohë, funksionimi i auditimit të brendshëm në këtë kompani është paralizuar. Në krye të këtij funksioni është gruaja e deputetit të PDK-së – Mërgim Lushtaku, e cila prej emërimit në dhjetor të vitit të kaluar më shumë nuk vjen në punë.

Aktivisti Valdrin Ahmeti tregoi të dhënat e punësimeve të fundit partiake dhe problemeve që po vijnë prej tyre.

“Vetëm në vitin 2018 në Telekom janë punësuar mbi 200 persona që i bie rritje prej 8.5% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kësaj kompanie. Prej këtyre 200 punëtorëve mbi 100 janë të regjistruar si agjent të shitjes në këtë kompani. Më e rënda është që gjatë vitit 2018 në bazë të publikimit të ARKEP (Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare) nr.04/2018 thuhet se gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave edhe sipas përdoruesve Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie. Tek përdoruesit nga 56% e tregut në fund të vitit 2017 në 50 % e tregu në fund të 2018-tës. Ndërsa nga të hyrat nga 55.5% e tregut në fund të vitit 2017 në 52.2% të tregut në fund të vitit 2018”, tha Ahmeti.

Në përfundim të fjalës Ahmeti listoi me emra dhe fotografi lidhjet familjare e partiake të të punësuarve të vitit të fundit në Telekomin e Kosovës. Ky është vetëm fillimi i denoncimeve të proceseve përmes të cilave këta qeveritarë qëllimshëm po tentojnë ta shkatërrojnë Telekomin në mënyrë që ta privatizojnë mëtej.

Kontribo

07 02 2019

Kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për rastin e përdhunimit të së miturës nga Drenasi

Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me Grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale.

Kontribo

07 02 2019

Glauk Konjufca dorëzon Padinë për shpifje dhe fyerje ndaj tij

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca, sot dorëzoi Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje në lidhje me deklaratat e tij në Kuvendin e Kosovës dhe njërin nga mediumet e vendit.

Me rastin e dorëzimit të kësaj Padie Glauk Konjufca u shpreh se: “Është një shpifje e patolerueshme e cila dënohet me ligjet e Kosovës. Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje dhe se ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jep llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj dhe unë jo që po e demantoj, por po e padis Dardan Molliqajn”.

Ai po ashtu i bëri thirrje publike këtij të fundit që të publikojë gjithë çfarë ka për SHIK-un dhe për të.

Kontribo

06 02 2019

Reagim për ngjarjen e rëndë në Drenas

Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin. Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues – sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi.

Për çfarë shteti mund të flasim, kur policët që zënë me drogë djalin e Shefit të AKI-së suspendohen, ndërsa policët që dhunojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht të miturën dekorohen? Iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, të merren seriozisht me rastin, në mënyrë që kjo tragjedi të mos ndiqet nga skandali i lirimit të dhunuesit në fjalë, siç edhe ndodh zakonisht. Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka. Kjo gjendje është e patolerueshme më. Përçmimi që institucionet shtetërore i bëjnë rasteve të raportuara të dhunimit është po aq i rëndë sa vetë dhunimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues në Drenas para policisë ditën e premte në ora 12:00.

Kontribo

06 02 2019

Komunikatë nga takimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti

Në harmoni me politikat dhe qëndrimet e tyre, dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do të angazhohen për shtetin e pavarur të Kosovës, si republikë parlamentare me integritet territorial dhe institucional, me sovranitet shtetëror dhe kufij të pacenueshëm.

Duke pasë parasysh krizën politike për shkak të iniciativave të papërgjegjshme, jolegjitime dhe jotransparente të Presidentit të Kosovës, dy kryetarët e partive opozitare që njëkohësisht janë edhe dy partitë më të mëdha në Republikën e Kosovës, vlerësojnë se:

1. Negocimi i çfarëdo marrëveshje finale me Serbinë duhet bërë me një formulë parlamentare që garanton unitet të gjerë politik. Kuvendi i Kosovës është institucioni i vetëm që ushtron autoritetin e përcaktimit të asaj çfarë mund dhe nuk mund të negociohet, përmes një vendimmarrje transparente dhe më së paku një shumice të kualifikuar prej 2/3. Dialogu duhet të zhvillohet nga një qeveri e cila ka legjimitet politik dhe e përfaqëson shumicën parlamentare. Platforma me qëllime dhe parime duhet të jetë legjitime po ashtu përmes një shumice të kualifikuar prej 2/3 e deputetëve të Kuvendit.

U vlerësua se duhet trajtuar 33 marrëveshjet e arritura deri më tani, përkatësisht realizimin, zbatimin dhe ndikimin e tyre.

Presidenti i Republikës duhet të sillet në harmoni me Kushtetutën, ai nuk gëzon asnjë autoritet për të negociuar aspekte ndërshtetërore me Serbinë, për faktin që ato prekin esencën e parimeve të demokracisë kushtetuese në Kosovë.

2. Negociimi i çfarëdo çështjeje që është fundament kushtetues dhe element i shtetit të Kosovës, siç janë territori, institucionet kushtetuese, popullsia, resurset natyrore, është i papranueshëm dhe ato nuk mund të bëhen objekt i negocimit me Serbinë. Një përcaktim të tillë Kosova e respekton duke u bazuar në premisën juridike të së drejtës ndërkombëtare mbi të cilën ajo e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, dhe e cila gjithashtu reflekton qëndrimin e vendeve kryesore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çfarëdo ikje nga një themel i tillë është mohim i rrugës për shtetndërtim të Republikës së Kosovës bazuar në intervenimin ndërkombëtar humanitar të NATO-s, rolin e rezistencës paqësore dhe luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës, vlerat demokratike që mbron populli i Kosovës, si dhe Opinionin e GjND-së që i njeh legalitetin një rrugëtimi të tillë të përcaktimit liberal të normave të së drejtës ndërkombëtare.

3. Një marrëveshje me Serbinë nuk mund të shihet në asnjë prizëm tjetër përpos në atë të njohjes që Kosova gëzon në mënyrë implicite në veton e saj ndaj anëtarësimit të Serbisë në BE, e cila është qartazi e përcaktuar në Kapitullin 35 dhe në Strategjinë për Zgjerim të Komisionit Evropian. Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e arritur një marrëveshje me Kosovën. Prandaj, kjo është e vetmja gjë që Kosova mund t’i jap Serbisë, në këmbim të njohjes së saj të shtetit të pavarur të Kosovës, pranimit të parimit të mos-intervenimit në punët e brendshme të Kosovës, njohjes së aftësisë juridike të Kosovës për t’u anëtarësuar në OKB, si dhe adresimit të dëmeve e humbjeve të luftës dhe principit të reciprocitetit për marrëdhënie të mira fqinjësore.

4. Kosova do të ketë koordinim të plotë dhe mirënjohje për pozicionin e ShBA-ve, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë. Kosova do të njeh përjetësisht kontributin e këtyre shteteve dhe përfaqësive e misioneve të tyre në shtetndërtimin në Kosovë, dhe, do të kërkojë ndihmë prej të njëjtëve për ta fuqizuar pavarësinë dhe shtetin e Kosovës në të drejtën ndërkombëtare.

U vlerësua se thirrja e një konference ndërkombëtare do të jetë e panevojshme dhe e papranueshme, meqenëse do të hapte rrugë për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës në një proces të pavarësimit të Kosovës i cili është përmbyllur në vitin 2008 dhe nuk mund të kthehet mbrapa në asnjë nga elementet e shtetësisë së saj.

5. Kosova është shtet i pavarur dhe shtetësia e saj nuk mund të rinegociohet në asnjë element përbërës të saj. Kosova do të mbetet shtet i tillë në të drejtën ndërkombëtare me apo pa njohjen e Serbisë. Askush nuk mund ta rivlerësojë atributin e shtetit të Kosovës si produkt i rezistencës dhe luftës së popullit për liri, intervenimit të NATO-s dhe konsensusit të prerë të demokracive perëndimore për një gjë të tillë.

Kontribo

05 02 2019

Raporti me rekomandimet (ekspertizën) për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq

Sot, Kryetari dhe Zv.Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, kanë zbardhur para mediave draft-raportin e përgatitur prej Komisionit dhe gjithashtu e kanë dorëzuar atë në Prokurorinë e Shtetit.

Lista e shkeljeve Plani i Veprimit per Komisionin Hetimor – I Miratuar 24072018 Raport me rekomandime – Ekspertiza Rrjedha e ngjarjes 29 mars 2018 Vendim per themelimin e KHP Zyrtaret e intervistuar nga KHP

Kontribo

05 02 2019

Dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkësia ndërkombëtare

Dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkësia ndërkombëtare Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti dhe Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila dialoguan me qytetarët e Pejës mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe mbi bashkësinë ndërkombëtare. Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimet e tyre mbi gjendjen aktuale të dialogut me Serbinë dhe marrëveshjet me bashkësinë ndërkombëtare. Po ashtu, ndanë idetë për zgjidhjen e kësaj gjendjeje.

Ndër të tjera Kryetari Kurti u shpreh, “Gjatë vitit 2018 dhe po vazhdon avazi i vjetër edhe në këtë vit 2019 realisht nuk ka dialog zyrtar dhe publik me Serbinë ku Kosova do të ishte subjekt, por ka veçse pazare sekrete me Serbinë ku Kosovën e kanë bërë objekt. Ky i ashtuquajturi “delegacioni shtetëror”, të cilin e kanë sajuar natën e 15 dhjetorit, praktikisht zëvendëson ekipin e zonjës Edita Tahiri, ish-ministres pa portofol në qeverinë e kaluar. Ky është ekip qeveritar i cili jo vetëm që nuk i ka 2/3 e deputetëve, por nuk i ka as 61 vota, i ka veçse 59 vota. Ky është një delegacion shtetëror që paraqet vasalitet ndaj Thaçit si vasal ndaj Serbisë”.

Kontribo

04 02 2019

Kanceri nuk do të thotë vdekje, kur shteti qëndron me qytetarët

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore Kundër Kancerit, nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Fatmire Kollçaku Mulhaxha, që është njeherit edhe doktoreshë me profesion, iu drejtua qytetarëve të Kosovës me një mesazh të shkurtë dhe të rëndësishëm: Kanceri nuk do të thotë vdekje.

“Në këto njëzet vitet e fundit kanceri është dëshmuar si një vrasës i heshtur, por kjo nuk nënkupton që kjo sëmundje çon drejt një vdekje të sigurt në rast se shteti është i përgjegjshëm dhe përmes politikave përkrahë institucionet shëndetësore në vend.” tha nënkryetarja Mulhaxha në fjalën e saj hyrëse.

“Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve malinje, duhet të jetë prioritet në këtë vend sepse nuk ka familje që nuk është prekur. Vitin e kaluar janë evidentuar rreth 1500 raste, por supozohet se janë rreth 2000 raste të reja, por duke pasur parasysh që ka dështuar SISH-i dhe ende nuk kemi një regjistër të mirëfilltë të kancerit, ne nuk disponojmë me të dhëna reale.” tha ajo, para se të komentoj edhe mbi financat për trajtimin e kësaj sëmundje.

“Shteti duhet ta ndajë buxhetin për trajtimin e kësaj sëmundje duke u bazuar në nevoja reale. Sepse ende rreth dy milionë euro ndahen nga fondet e bamirësisë dhe qytetarët që solidarizohen me të prekurit për trajtimin e kësaj sëmundje. Bazuar në të dhënat e ekspertëve, sipas listës aktuale për nevojat e trajtimit të kancerit nevojiten rreth 10 milionë euro. Në proces, është revidimi i listës esenciale dhe ende nuk dihen nevojat buxhetore për mbulimin e kësaj liste sa i përket kimioterapisë.” tha ajo duke shtuar se “përveç buxhetit për barna dhe material shpenzues, në klinikën e onkologjisë ka nevojë për një repart të ri për kimioterapi, meqenëse në baza ditore në këtë klinikë trajtohen deri në 200 raste, e ku nganjëherë numri i pacientëve arrin edhe deri në 300. Shfryzueshmëria e shtretërve është 200 deri në 400% sipas rasteve.”

Nënkryetarja Mulhaxha foli edhe për punën e komisionit parlamentar për shëndetësi, si dhe për angazhimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë situatë ku qytetarët përveç se po varfërohen edhe po iu shkelen të drejtat njerëzore.

“Komisioni Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale – duke iu falënderuar deputetëve të komisionit, ka arritur që nga buxheti për vitin 2019 të ndahet shuma financiare prej një milionë e gjysmë euro për blerjen e një aparati për radioterapi. Duke pasur parasysh që këtu nuk përfundojnë nevojat e kësaj klinike për aparaturë, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të angazhohemi për krijimin e mundësive te reja për trajtimin e avancuar të kësaj sëmundjeje, si dhe do te jemi ne vazhdimësi në përkrahje të realizimit të kërkesave të drejta të Klinikes se Onkologjisë , sepse kjo shkon në të mirë të të gjithë pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.” theksoi ajo.

“Poashtu, duke pasur parasysh që më shumë se 50% e popullatës jeton në varfëri, ne do të angazhohemi për zbatimin e ligjit për sigurime shëndetësore publike që do ta lironte familjen nga barra e rëndë për sigurimin e mjeteve për trajtimin e sëmundjes. Në ndërkohë, ne kërkojmë nga kompanitë private të sigurimeve shëndetësore t’i përmbahen kontratave dhe në asnjë rast mos t’i ndërpritet sigurimi shëndetësor klientëve të tyre, të cilët në ndërkohë diagnostifikohen me sëmundjen e kancerit. Kjo do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut.”

Për fund, mesazhi i nënkryetares Mulhaxha ishte se “ne të gjithë duhet të mobilizohemi, që secili nga pozicioni vet të kontribuoj në kthimin e shpresës tek qytetarët se ata nuk do të jenë vetëm, sepse shteti ka për obligim të kujdeset për qytetarët e vet, në veçanti kur ballafaqohen me një problem të tillë siç është kanceri.”

Kontribo

03 02 2019

PËRKITAZI ME PËRVJETORIN E MASAKRËS SË 3 DHE 4 SHKURTIT NË MITROVICË

Sot, 19 vite më parë, saktësisht në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, strukturat kriminale serbe të përfshirë në formacionet e pandjekura paramilitare të Sllobodan Millosheviqit para syve edhe të KFOR-it francez, zbatuan vrasjen e 10, plagosjen e mbi 80, si dhe dëbimin sistematik të mbi 1500 familjeve shqiptare nga veriu i Mitrovicës ditëve dhe muajve të ardhshëm.

Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi gjetën vdekjen nën plumbat e bombat e planit të orkestruar nga Millosheviqi, për ta spastruar atë pjesë nga shqiptarët. Kjo masakër sot për shumkënd e tretur në analet e harresës falë investimit sistematik për t’u harruar, peshon më shumë se kurrë në aktualitetin e politik të vendit, për arsyet si vijon

“Kanë ngjarë gjëra shumë të këqija. Nuk mund ta mbështes atë që ka ndodhur por kërkoj mirëkuptim. Edhe unë isha shumë i zemëruar atë natë”. Kështu, gati deri në vetëpranim, do të deklaronte për New York Time-sin e datës 10 shkurt 2000, Oliver Ivanoviq politikan serb i dënuar me 9 vite burg për vrasje shqiptarësh në Mitrovicë. I dënuar nga drejtësia gjysmake e EULEX-it për diçka që për pak sa se pranon me gojën e vet, por për çudinë e botës i përkujtuar me një minut heshtje nga qeveria e Kosovës në të njejtën ditë me Komandant Jonuz Musliun.

Së pari, masakra në fjalë shënon përmbysjen vendimtare demografike të asaj pjese të Kosovës në favor të serbëve. Nga një pjesë e qytetit me shumicë shqiptare, veriu mori jo vetëm ngjyrimin por edhe kualifikimin si “pjesa serbe e qytetit”. Përmbysja në fjalë ishte sinjal i ri që politika serbizuese e Millosheviqit po vazhdonte, vetëmse – diktuar nga kontelacionet e reja – në një territor më të vogël. Më date 8 korrik 1988, akoma pa ardhur në pushtet Millosheviq për revistën “Nin” do të shprehej kësodore: “nataliteti në Kosovë është një nga më të lartët në botë, madje edhe më i lartë se në Shqipëri. Kjo temë tabu deri vonë, tash ka filluar të shqyrtohet. Nataliteti po merr elemente gjithnjë e më të mëdha shoqëroro-politike. Popujt që jetojnë me shqiptarët po bëhen ditë e më të paktë dhe po e humbin territorin jetësor të tyre. Nëse nuk ndërmarrim asgjë çka do të mund të ndodhë në të ardhmen…” Pra ishte fare e qartë se ndër plane të Millosheviqit, pas dështimit të eksodit 1999, ishin spastrimet e reja.

Së dyti, flet për kontributin sa të heshtur e sa të hapur por gjithsesi të qëllimtë të politikës vendore të kohës që ajo pjesë ta ketë fatin që pati. Fat ky në akord me synimin e sipërpermendur millosheviqian. Fat që po determinon trajtimin si territor kusuritjeje në pazare negociuese nga presidenti i sotëm dhe shpura pasuese të asaj pjese. Në disa gjirime të disponueshme që agjensi të huaja mediale kanë plasuar në kanalin youtube, shihen Hashim Thaçi e Kadri Veseli se si duke shfrytëzuar sentimentin e banorëve të Mitrovicës të posadalë nga lufta, tentojnë t’i paqtojnë me gënjeshtra e premtime të rreme nuk do të ketë ndarje të qytetit.

Së treti flet për një qasje sistematike dhe të qëllimtë të diskriminimit ekonomik të qytetit të Mitrovicës përgjatë gati dy dekadave. Nga një qytet industrie, rinie, kulture e sporti, Mitrovica sot është ndër komunat më të varfëra në Europë dhe me popullsi të përgjysmuar. Kjo natyrisht që nuk u trasua pa qëllim: deindustrializimi u pasua me privatizim të egër e diskrimin në bugjet, teksa banorëve të veriut u kërkohej mosshitja e pronave a vetëflijimi. Pasojat e kësaj qasjeje i shohim më shumë se kurrë sot: pos që ideja “për korrigjim të kufinjëve” mëton t’i jap goditjen përfundimtare një ekonomike klinikisht të vdekur, ajo bën çmos që edhe agjitimin e saj ta përçojë nga secila skutë që jetë e mendur: që nga mediat e diplomacia. Gjithnjë, deri në fyrje.

LËVIZJA VETËVENDOSJE PËRKUJTON ME NDER DHE RESPEKT TË RËNËT E 3 DHE 4 SHKURTIT 2000 DHE ZOTOHET QË DREJTËSIA EDHE PËR TA TË GJEJË DRITË!

Kontribo