Qemajl Aliu

63

Profili

Emri i plotë

Qemajl Aliu

Qemajl Aliu është lindur më 19 shkurt 1983 në Shtime. Në vitin 2009, ai diplomoi si Mjek i Përgjithshëm në Universitetin e Tiranës.
Në prill të vitit 2015 mbaroi Specilizimin dhe mori titullin “Specialist i Mjekësisë Interne”, pranë Universitetit të Tiranës, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ka punuar për rreth dy vite si Mjek i Përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime, si dhe në Spitalin Rajonal të Ferizajit.
Në kuadër të zhvillimit profesional, ai ka ndjekur trajnime të specializuara në fushën e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit, si edhe ka punuar për më shume se dy vite si Specialist i Mjekësisë Interne në disa nga klinikat e mirënjohura në Gjermani si: Spitali “St. Martinus” në Dusseldorf dhe në “MEDIAN Heinrich Mann Clinic”, Bad Liebenstein. Aktualisht punon si Specialist I Mjekësisë Interne në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2006.

Qemajl Aliu është një nga themeluesit dhe bashkëudhëheqësi Komitetit të Shëndetësisë në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej fillimeve të saj dhe anëtar i rregullt në vazhdimësi. Në vitin 2010 themeloi Qëndrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime, ishte kryetari kësaj qendre dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues në atë periudhë. Ai ishtet poashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2010.

Qemajl Aliu është i martuar dhe është baba i një vajze.