10 10 2021

Shpejtim Bulliqi

Shkrime

Emri i plotë

Shpejtim Bulliqi

Vendbanimi

Besianë

Pozita

Kryetar i komunës së Besianës si dhe kandidat për kryetar komune në Besianë

Shpejtim Bulliqi u lind në shtator të vitit 1968, në fshatin Llugë të Besianës.

Ai ka përfunduar studimet themelore, ato pasdiplomike dhe doktoratën në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës. Punon si profesor universitar që nga viti 1993.

Ai ka qenë për dy mandate Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në legjislaturën V dhe VII. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer si Kryesues i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. 

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në vitin 2020, ai e ka fituar besimin e votuesve për të ushtruar detyrën e Kryetarit të komunës në Besianë.

Ai deri më tash ka inicuar një grumbull reformash komunale që synojnë të krijojnë një dinamikë transparente të punës në sektorin komunal dhe synon të vazhdojë implementimin e politikave për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Besianës.