10 10 2021

Agim Bahtiri

Shkrime

Emri i plotë

Agim Bahtiri

Vendbanimi

Mitrovicë

Pozita

Kryetar i Mitrovicës dhe Kandidat për kryetar komune në Mitrovicë

Agim Bahtiri u lind në fshatin Gushavc të Mitrovicës në mars të vitit 1960. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka përfunduar në Mitrovicë. Në shkurt të vitit 1993 u zhvendos në Holandë, për shkak të përndjekjeve politike.

Pas përfundimit të arsimit në menaxhment dhe pasi përfundoj me sukses gjuhën holandeze të shkallës së katër  z. Bahtiri u angazhua të punonte në Kompaninë “Laura Special” në Den Hagë, si menaxher marketingu dhe në kompaninë “Green Shamp”, si menaxher i blerjes dhe shitjes dhe është licencuar në shumë trajnime në fushat për lidership dhe menaxhment.

Z. Bahtiri  u shpërblye në vitin 2009, në Seul të Koresë se Jugut, me çmimin e parë për import nga Koreja e Jugut në Evropë.  Është i pari në Evropë që u shpërblye nga presidenti, Chang, Tae-Pyong.

Z. Bahtiri përveç gjuhës amtare, flet rrjedhshëm gjuhën serbo–kroate dhe holandeze, kurse pjesërisht gjuhën gjermane dhe angleze.

Nga viti 2013, Agim Bahtiri, udhëheqë  si kryetar në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Agim Bahtiri në mandatin e ri synon të përqendrohet në fushën e ngritjes ekonomike, përmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa mision i tij mbetet krijimi i një institucioni gjithëpërfshirës lokal, vendimmarrës dhe i hapur që përfshin të gjitha komunitetet duke siguruar transparencë të plotë në qeverisje.

FACEBOOK