10 10 2021

Alban Krasniqi

Shkrime

Emri i plotë

Alban Krasniqi

Vendbanimi

Malishevë

Pozita

Kandidat për kryetar komune në Malishevë

Alban Krasniqi lindi në shtator të vitit 1974, në Malishevë.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Malishevë, ndërsa studimet themelore në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërsa tani është në përfundim të studimeve master në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, në Tiranë.

Në vitin 1997, ka punuar si mësimdhënës i gjuhës angleze në Carallukë. 

Nga viti 2000 – 2003, ka punuar  në disa organizata ndërkombëtare dhe njëkohësisht është angazhuar në jetën publike si aktivist rinor në organizata joqeveritare, gjegjësisht si kryetar i Rrjetit Rinor të Kosovës, si anëtar i bordit të Këshillit të përkohshëm të Platformës Civi-Kos dhe kryetar i bordit të Koalicionit Kosovar Kundër Korrupsionit (Nismë e shoqërisë civile). Ka qenë koordinator i Komponentës së Rinisë në programin KOSSAC të UNDP-së. 

Në vitin 2010, ka punuar si konsulent në Forum Syd Balkans Program.

 Në vitin 2010 është angazhuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si anëtar nga Lëvizja VETËVENDOJSE!.

Albani në kohën e luftës ishte pjesëtar i UÇK-së  në njësitin “Lumi”, e më vonë në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”.

Është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2007, ndërsa në vitin 2016 ka qenë koordinator i qendrës së Lëvizjes në Malishevë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Albani, është zgjedhur asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përgjatë mandatit të tij katër vjeçar, në cilësinë e kryesuesit të grupit të asambleistëve të Lëvizjes, ai ka qenë zë kryesor i qytetarëve në Kuvendin Komunal.

Albani është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Arsyet pse ka zgjedhur të kandidojë për kryetar të komunës së Malishevës janë të shumta, e para sepse e gjithë jeta, veprimtaria dhe angazhimi i tij është i lidhur ngushtë me Malishevën, në më shumë se katër dekada në të gjitha aspektet historike të zhvillimit dhe jetës shoqërore e politike në këtë komunë. 

Është angazhuar si aktivist i shoqërisë civile dhe si njëri nga të rinjtë nismëtar të bazave të një zhvillimi demokratik e institucional në komunën tonë pas lufte. Kjo përvojë kaq vjeçare e ka brumosur edhe më shumë që të jetë një idealist i pathyeshëm e, i guximshëm për t’u përballë me sfida e probleme dhe për të qenë gjithnjë i gatshëm në mbrojtje të interesit publik dhe për të mirën e komunitetit. 

Angazhimi i tij për Malishevën e ka shndërruar në një profesionist, kërkues në secilën fushë me interes publik, e ka ngritur intelektualisht, e ka bërë një aktivist të devotshëm që ka parim jetësor mbrojtjen dhe shtytjen përpara të interesave të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara, mbi gjitha që të jetë zë i qytetarëve dhe përfaqësuesve.

Është angazhuar me tërë qenien e tij që Malisheva të qeveriset nga një model i ri dhe nga një mendësi e re të cilën e përfaqëson Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe si kandidat, është me fokus për qytetarët pa dallim, sepse është komuna si njësi administrative, janë punëtorët, mjekët e mësimdhënësit, pensionistët e të rinjtë, të papunët, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, bizneset, bujqit, fermerët e blegtorët, gratë e vajzat, fëmijët dhe e ardhmja e tyre që presin këtë ndryshim, që të gjithë pa dallim e kanë pritur gjatë këtë çast për të ardhur një kryetar dhe një qeverisje që është në shërbim të tyre në funksion të interesit publik. 

Një kryetar që është i ndershëm, i përgjegjshëm e transparent, një lider mendjehapur dhe largpamës që e do Malishevën dhe që e çmon e ruan çdo vlerë të saj.

Malisheva do të qeveriset me program, me projekt dhe profesionalizëm, me duar të pastra, me zemër dhe me nder. 

Me Vetëvendosjen e Albanin si kandidat, së bashku me Listën fituese të kandidatëve, me ekipin e profesionistëve dhe ekspertëve Ne do t’ia kthejmë dinjitetin dhe shpresën Malishevës.

Do të qeverisim me qytetarët, për qytetarët  me dinjitet dhe respekt, me transparencë, llogaridhënie dhe gjithpërfshirje. 

Do të qeverisim me qytetarët dhe me dinjitet, transparencë, gjithpërfshirje e llogaridhënie për qytetarët.