Arsim Ademi

Profili

Emri i plotë

Arsim Ademi

Vendbanimi

Viti

Pozita

Kandidat për kryetar komune në Viti

Programi Qeverises

Arsim Ademi u lind në maj të vitit 1979, në fshatin Verban të Vitisë, ku edhe jeton.

Fakultetin dhe studimet pasdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa studimet e doktoraturës në Norwegian University of Life Sciences në Aas të Norvegjisë.

Arsim Ademi është aktualisht nënkryetar i Odës së Veterinerëve të Kosovës. Më herët ka punuar si asistent në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës, si bashkëpunëtor profesional në organizatën Heifer International Kosova dhe si mjek veteriner. Ka të publikuara disa punime shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare dhe ka prezantuar punimet e tij në disa konferenca e punëtori shkencore në Kosovë, Norvegji, Portugali, Britani të Madhe, Turqi, Kroaci dhe Mal të Zi. Është pjesë e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qendra në Viti, dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019 dhe 2021 ka qenë Drejtues i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në po këtë qendër.

Si kryetar i ardhshëm i komunës së Vitisë ai synon që të ofrojë mundësi të barabarta punësimi për të gjithë në bazë të përgatitjes së tyre profesionale, përmirësim të infrastrukturës së brendshme të shkollave (kabineteve dhe sallave sportive) dhe hapje të kopshteve të reja për fëmijë, si dhe shërbime shtesë shëndetësore që aktualisht nuk ofrohen në QKMF. Ai po ashtu do të angazhohet që të rrisë kapacitetet e furnizimit me ujë dhe për ngritjen e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Ai është i interesuar që të intensifikojë mbështetjen për sektorin e agroturizmit dhe të rishikojë planin zhvillimor urbanistik.