Gazmend Agusholli
Gazmend Agusholli u lind në shtator të vitit 1966 në Pejë.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në qytetin e tij të lindjes, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës.
Në vitet e 90-ta u shpërngul në perendim si i përndjekur politik, ndërsa në vitin 1999 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës punoi si Stomatolog dhe nga viti 2011 si drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Gazmendi ka përvojë institucionale si nënkryetar i Komunës së Pejës në vitet 2007-2009.
Gazmend Agusholli beson që si kryetar i Pejës do të jap kontribut të çmuar në realizimin e nevojave të të gjithë qytetarëve të Pejës, pa dallim. Qëllim i tij është krijimi i një standardi të barazisë duke bërë që Peja të jetë shtëpi e të gjithëve. Poashtu, do të angazhohet në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Pejës.