10 10 2021
Jeton Raka
Jeton Raka u lind në tetor të vitit 1979 në fshatin Bob të Kaçanikut, ku edhe jeton.
Shollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje kurse studimet universitare i ka të përfunduara në drejtimin Administratë dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në Prishtinë.
Ka punuar në organizata ndërkombëtare si OSBE dhe Këshillin e Evropës COE. Ka përvojë disa vjeçare të punës në prokurim publik, në kompani vendore dhe ndërkombëtare.
Jetoni iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në vitin 2017. Ishte pjesë e grupit punues në Zgjedhjet Lokale të viti 2017 dhe udhëheqës i Departamentit Ligjor. Është anëtar i Kryesisë në qendrën e Lëvizjes në Kaçanik si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Aktualisht është koordinator i Qendrës në Kaçanik.
Jetoni si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Kaçanikut do të angazhohet për qeverisje të hapur (transparente), të drejtë (ligjore) dhe gjithëpërfshirëse. Çështjet kryesore me të cilat do të merret brenda afatit katër vjeçar do të jenë: sigurimi i ujit të pijshëm për tërë territorin e Komunës së Kaçanikut, ambient i pastër, menaxhimi i mbeturinave në nivelin lokal, infrastruktura shkollore, zhvillimi ekonomik dhe turizmi malor (duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Komunës së Kaçanikut).