10 10 2021

Kaltrina Salihu

Shkrime

Emri i plotë

Kaltrina Salihu

Vendbanimi

Sharr

Pozita

Kandidate për kryetare komune në Sharr

Kaltrina Salihu u lind në shkurt të vitit 1987 në Prishtinë. Jeton në Sharr.

Studimet bazike dhe ato pasdiplomike i ka të përfunduara në Prishtinë. Aktualisht është kandidate për PhD në Studimet Gjeopolitike dhe Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Kaltrina ka 10 vite angazhim në projekte zhvillimore me institucione dhe organizata vendore e ndërkombëtare. E angazhuar në planifikim dhe zbatim të intervenimeve që promovojnë e mbështesin ndërmarrësinë sociale, të gjelbër dhe inovative. 

Si sociologe dhe studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare ka ndjekur zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike në Komunën e Sharrit dhe në Kosovë.    

Kontributi dhe angazhimi si Kryetare e Komunës do të fokusohet në përmirësimin e funksionimit të administratës dhe shërbimeve komunale, ndërveprimit të shtuar mes komuniteteve  lokale,  nxitjes së bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkufitar, integrimin e shtuar të grave, vajzave dhe të rinjëve në tregun e punës dhe proceset publike, promovimin e atraksioneve natyrore  si dhe mbështetjen e pakos së produkteve cilësore e unike të vendit. 

Kaltrina ka dy fëmijë.