29 12 2018

Salih Zyba

Shkrime

Emri i plotë

Salih Zyba

Pozita

Deputet

Salih Zyba u lind më 1 janar 1977 në Prizren. Shkollën fillore dhe gjimnazin e përfundoi në Therandë dhe Fakultetin Ekonomik, në degën Menaxhment dhe Informatikë, në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i luftës çlirimtare në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Salih Zyba ka punuar në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale gjatë viteve 2003-2006, deri kur e larguan nga puna për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Aktiviteti i tij politik është i lidhur me KAN-in, dhe qysh nga themelimi edhe me Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai kanë qenë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë dy mandateve, dhe aktualisht është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Salih Zyba udhëheq Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës. Ai kandidon si depuet në zgjedhjet parlamentare 2017 për të çuar përpara parimet, programin dhe Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.